Zyrtarët e sigurisë pranojnë gabimet përpara sulmit të 6 janarit në Kongres

Zyrtarët e sigurisë pranojnë gabimet përpara sulmit të 6 janarit në Kongres

Ushtruesja e detyrës së shefit të policisë së Kongresit, Yolanda Pittman, tha se forcat e sigurisë nuk kanë arritur të përgatiten për kryengritjen e dhunshme më 6 janar, pavarësisht paralajmërimeve se supremacistët e bardhë dhe grupet e ekstremit të djathtë do të sulmojnë Kongresin. Përkundër “potencialit të madh për dhunë”, forca nuk u përgatit në […]

Ushtruesja e detyrës së shefit të policisë së Kongresit, Yolanda Pittman, tha se forcat e sigurisë nuk kanë arritur të përgatiten për kryengritjen e dhunshme më 6 janar, pavarësisht paralajmërimeve se supremacistët e bardhë dhe grupet e ekstremit të djathtë do të sulmojnë Kongresin.

Përkundër “potencialit të madh për dhunë”, forca nuk u përgatit në mënyrë adekuate për një “sulm terrorist”, tha Pittman.

“E kemi ditur se grupe të milicive dhe organizata të supremacistëve të bardhë do të merrnin pjesë. Po ashtu e kemi ditur se disa nga këta pjesëmarrës do të sillnin armë zjarri dhe armë të tjera në ngjarje”, tha Pittman përpara anëtarëve të Kongresit, sipas deklaratës së saj me shkrim.

Ndër hapat e gabuar që ajo renditi ishte dështimi për të pasur oficerë të mjaftueshëm në detyrë dhe dështimi për të pasur një plan adekuat komunikimi për krizën.

“Jam këtu për të kërkuar falje në emër të Departamentit. Departamenti nuk arriti t’i përmbushë standardet e tij të larta, ashtu si edhe tuajat”, tha Pittman.

Sipas saj, 1,200 oficerët në detyrë atë ditë, “nuk përkonin” me “dhjetëra mijëra kryengritës” që sulmuan Kongresin.

Pittman u emërua shefe e përkohshme e Policisë së Kongresit pasi Steven Sund dha dorëheqje pas trazirave. Rreshterët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit gjithashtu u larguan.

Pittman mori përgjegjësinë për gabimet dhe u zotua se do të punojë më mirë dhe se do të bëjë ndryshime.

Pittman ishte në mesin e disa zyrtarëve të FBI-së, Gardës Kombëtare, Departamentit të Drejtësisë dhe agjencive të tjera, që informuan Komitetin e Dhomës që po heton ngjarjet e 6 janarit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?