ZYRTARE: 70 libianë nisen për Zvicër për ta zgjedhur kryeministrin e tyre

Rreth 70 libianë po udhëtojnë drejt Gjenevës në Zvicër në përpjekjen për t’i dhënë fund ndasive politike të vendit të tyre duke e zgjedhur një kryeministër të ri e të përkohshëm dhe një këshill presidencial prej tre personash. Procesi, i mbikëqyrur nga OKB-ja, po mbahet mes thashethemeve për ryshfet dhe pretendimeve se po imponohet në […]
Procesi, i mbikëqyrur nga OKB-ja, po mbahet mes thashethemeve për ryshfet dhe pretendimeve se po imponohet në këtë vend nga OKB-ja, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
22 kandidatë janë nominuar për pozitën e kryeministrit, dhe 24 për këshillin presidencial, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi. Tri gra janë mes tyre, që është një arritje epokale për Libinë.
Por ka dyshime të forta nëse ata që do të zgjidhen nga Forumi Politik Libian i Dialogut nga OKB-ja do të pranohen nga regjimet rivale në lindje dhe perëndim të vendit.
Kryeministri do të mbetet në këtë pozitë deri në dhjetor, kur pritet të mbahen zgjedhjet nacionale. Disa kandidatë janë teknokratë që duan thjesht të mbikëqyrin rrugën drejt zgjedhjeve, por të tjerë kanë ambicie për të qenë kryeministra edhe pas zgjedhjeve të dhjetorit.
Mes tyre është Moin Kikhia, i cili shprehu shqetësimet se votat për kandidatët po bliheshin.
