Zemaj për situatën me COVID: Një nga më të mirët në rajon po se po, por edhe në Evropë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se shteti i Kosovës, ka menaxhuar situatën me pandemi, më së miri, në rajon po se po, por edhe në Evropë. Zemaj, ka theksuar se nga 100 shtretër, sa ishin në fillim nëpër spitale, kanë dhjetëfishuar, në mbi 1 mijë shtretër. “Kemi punuar prej qershorit, ishte […]
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se shteti i Kosovës, ka menaxhuar situatën me pandemi, më së miri, në rajon po se po, por edhe në Evropë.
Zemaj, ka theksuar se nga 100 shtretër, sa ishin në fillim nëpër spitale, kanë dhjetëfishuar, në mbi 1 mijë shtretër.
“Kemi punuar prej qershorit, ishte domosdoshmëri, shtimi i kapaciteteve spitalore, sepse ishte vala e parë, vala e dytë, dhe fatkeqësisht, kishte pak shtretër, tash në parametra tonë të zhvillimit, mbi të gjitha të angazhimit të përbashkët me partnerët ndërkombëtarë, dhjetëfishuam kapacitetet, shtretërit, nga 120, mbi 1000. Ne arritëm që të mobilizojmë kapacitetet tona. Me menaxhim të situatës kemi qenë një nga shtetet më të mira, në rajon po se po, por edhe në Evropë”, ka thënë Zemaj në Kanal10.












