Zeka: Zgjedhjet e shpeshta po e pengojnë zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investitorëve

Zeka: Zgjedhjet e shpeshta po e pengojnë zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investitorëve

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës Arian Zeka, ka thënë se mbajtja e zgjedhjet ka ndikim negativ për sa i përket rritjes ekonomike dhe tërheqjes së investimeve të huaja direkte. Sipas tij, investitorët dëshirojnë të presin se cila do të jetë siguria juridike për ta ose çfarë do të prodhojë koalicioni i ri qeverisës […]

Sipas tij, investitorët dëshirojnë të presin se cila do të jetë siguria juridike për ta ose çfarë do të prodhojë koalicioni i ri qeverisës në aspektin e fuqizimit të sektorit privat dhe zhvillimit ekonomik.

“Zgjedhjet e shpeshta që janë mbajtur në vendin tonë nuk është se kanë sjellë ndonjë risi në aspektin ekonomik. Nëse zgjedhjet kanë pasur ndonjë ndikim në qeverisjen ekonomike dhe tërheqjen e investimeve të huaja atëherë kanë pasur ndikimi negativ. Nëse i analizojmë të gjitha vitet zgjedhore prej vitit 2014 kanë qenë vitet që kemi pasur normat më të ulëta të investimeve të huaja direkte edhe pse është hipotezë ndoshta e patestuar”.

“Megjithatë investitorët dëshirojnë të presin se cila do të jetë siguria juridike për ta ose çfarë do të prodhojë koalicioni i ri qeverisës në aspektin e fuqizimit të sektorit privat dhe zhvillimit ekonomik. Zgjedhjet definitivisht kanë ndikim negativ për sa i përket rritjes ekonomike dhe tërheqjes së investimeve të huaja direkte aq më keq që në rastin tonë të njëjtat po mbahen pak më shumë se një vjet”, shtoi ai.

Zeka shtoi se ajo çfarë është parë në vitet e kaluara është se nuk ka programe të detajuara, por bëhet fjalë për ide të pastrukturuar që buron nga një pjesë e programit.

“Ajo çfarë në po shohim realisht dhe çfarë po dëgjojmë ndonjë copëz nga programet e partive politike së paku sa i përket zhvillimit ekonomik shpeshherë po thuhet meqenëse fushata ende nuk ka filluar zyrtarisht atëherë po pritet publikimi zyrtar i programeve të detajuara”.

“Por ajo çfarë kemi parë edhe në vitet e kaluara është se nuk ka programe të detajuara por bëhet fjalë për ide të pastrukturuar që buron nga një pjesë e programit që ka të bëjë qoftë me zhvillimin ekonomik. Nuk mund të flasim për krijim të vendeve të punës dhe për fuqizim të sektorit privat nëse nuk e adresojmë çështjen e edukimit meqenëse kjo duket të jetë brenga kryesore e ndërmarrjeve të sektorit privat”.

Ai tha se duhet tu ofrohet ndihmë bizneseve dhe punonjësve që kanë humbur vendet e tyre të punës, raporton EO.

“Tashmë po shohim një paradox çka po ndodh kur ka vendime të cilat merren e që lidhen me premtimet zgjedhore institucionet po marrin vendime siç është rasti i marrëveshjeve me përfaqësuesit e sindikatave ose përfaqësuesit e mjeteve të tjera buxhetore në mbështetje të kategorive të caktuara sociale dhe punonjësve të caktuar të vendit që po i lidh me premtimet zgjedhore të partive politike e sidomos atyre që kanë mundësinë të jenë bartës të funksioneve politike e koalicionit qeverisës. Ndërsa në anën tjetër bëhet fjalë për ndihëm që duhet t’iu ofrohet bizneseve punonjësve që kanë mundur të humbin vendet e tyre të punës”.

“Këtu po shohim një kufizim që  gjithçka lidhet me faktin që qeveria është në detyrë. Nëse është në detyrë qeveria edhe ka njëfarë kufizimi moral për sa i përket vendimeve që duhet të merren atëherë kjo duhet të vlejë edhe për ato që janë premtime zgjedhore. Asesi drejtuesit e tanishëm institucional këta që janë në detyrë nuk mund të marrin vendime të cilat fusin në detyrime buxhetore qeveritë e ardhshme megjithëse ndikimet do të shtrihen përgjatë viteve në vijim”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?