Zeka: Po e paragjykoni Enver Hoxhajn për ftesën ndaj Kurtit

Gazetari Milaim Zeka, ka folur për ftesën e kandidatit për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ndaj kreut të VV-së, Albin Kurti. Ai ka thënë se Hoxhaj po paragjykohet kur po thuhet se e ka “lojë” ftesën ndaj Kurtit. “Po e paragjykoni, sikur t’i thuash nuses tënde që nuk më pranon andaj nuk po dal kurrë […]
Gazetari Milaim Zeka, ka folur për ftesën e kandidatit për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ndaj kreut të VV-së, Albin Kurti.
Ai ka thënë se Hoxhaj po paragjykohet kur po thuhet se e ka “lojë” ftesën ndaj Kurtit. “Po e paragjykoni, sikur t’i thuash nuses tënde që nuk më pranon andaj nuk po dal kurrë me të”, ka thënë Zeka në Kanal10, transmeton Periskopi.
Gjatë vizitave në strukturat e PDK-së, Hoxhaj e kishte ftuar hapur Kurtin për t’u “matur” në debat publik. /Periskopi/












