VV thotë se Kurti e Osmani nuk u kthyen prapa, por e realizuan vizitën ashtu siç duhet

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, dhe kandidatja për deputet në listën e kësaj partie, Vjosa Osmani e kanë vizituar sot qytetin e Mitrovicës. Ata ecën këmbë dhe dolën edhe në Mitrovicën e Veriut, por disa të rinjë serbë me brohoritje kanë tentuar që ta ndalojnë vizitën e tyre në këtë pjesë. Lidhur me këtë […]

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, dhe kandidatja për deputet në listën e kësaj partie, Vjosa Osmani e kanë vizituar sot qytetin e Mitrovicës. Ata ecën këmbë dhe dolën edhe në Mitrovicën e Veriut, por disa të rinjë serbë me brohoritje kanë tentuar që ta ndalojnë vizitën e tyre në këtë pjesë.

Lidhur me këtë çështje kanë folur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje. Zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu, ka thënë, se vizita nuk është ndërpre nga askush dhe se është realizuar në tërësi.

“Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë vizituar Mitrovicën sot. Vizita nuk është ndërprerë, por është realizuar në plotëni. Pra tubimi i paraparë është mbajtur”, ka thënë ai për Express.

Sipas tij, kjo vizitë nuk ka qenë e mirëpritur nga strukturat e Listës Serbe që operojnë në atë pjesë.

“Atje janë mirëpritur nga qytetarët e  Mitrovicës, por padyshim jo edhe nga strukturat e Listës Serbe të Beogradit që veprojnë në atë pjesë. Synimet e kësaj të fundit i njohim të gjithë, kë përfaqësojnë dhe kujt i binden. Ky reagim i tyre sot tregon më së miri se z. Kurti e znj. Osmani në fakt janë antipodi edhe i Listës Serbe”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?