Votuesit e regjistruar jashtë vendit hiqen nga listat votuese në Kosovë

Votuesit e regjistruar jashtë vendit hiqen nga listat votuese në Kosovë

Ka mbetur vetëm edhe pak kohë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pritet që të dal me raportin e detajuar për sa i përket periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë  se të gjithë ata që janë regjistruar me sukses si votues jashtë Kosovës do […]

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë  se të gjithë ata që janë regjistruar me sukses si votues jashtë Kosovës do të largohen nga lista e votuesve në Kosovë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të përpilojë listën e votuesve jashtë Kosovës, e cila përmban të dhënat e atyre votuesve që me sukses janë regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe duhet që këta emra t’i largojë nga lista votuese, e cila shpërndahet në vendvotime nëpër Kosovë, në ditën e zgjedhjeve më 14 shkurt”, ka thënë  ai.

Elezi theksoi se në një afat shumë të shkurtër do të dalin edhe me raportin e detajuar për votuesit jashtë vendit.

“KQZ, respektivisht shërbimi votues gjatë këtij vikendi do të hartojë një raport të detajuar sa i përket periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Në këtë raport do të kemi të qartë sesa është numri i qytetarëve të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe sesa prej tyre janë refuzuar për shkak që nuk kanë përmbushur kriteret e përcaktuara me ligj”, shton ai.

Sa i përket periudhës së votimit përmes postës, Elezi bën të ditur se do të realizohet në një afat kohor prej 10 ditësh, gjegjësisht nga data 2 shkurt deri më 12 shkurt.

“Të gjithë ata qytetarë, të cilët do të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit do të munden të votojnë përmes postës nga data 2 shkurt. Ligji për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, e ka precizuar që fletëvotimet duhet të pranohen nga ana e KQZ-së para ditës së zgjedhjeve. Pra, periudha e votimit përmes postës zhvillohet nga data 2 deri më datën 12 shkurt”, bën të ditur ai.

Ndërkaq në mbledhjen e KQZ-së të mbajtur të premten, kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit, Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se janë mbi 174 mijë aplikues përmes e-mailit për zgjedhjet e 14 shkurtit, proces i cili është pritur të përfundonte dje. Teksa ka shtuar se këto të dhëna janë preliminare dhe numri mund të ndryshojë meqë ka raste kur përmes një e-maili janë dërguar shumë aplikacione.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?