Vjen edhe reagimi i Hotit pas vendimit të PZAP-së

Vjen edhe reagimi i Hotit pas vendimit të PZAP-së

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka komentuar vendimin e PZAP-it lidhur me anëkesat e subjekteve politike për moscertifikimin e kandidatëve të tyre që kanë probleme me ligjin. Hoti tha se para Ligjit të gjithë kandidatët për deputetë duhet të trajtohen njësoj si çdo qytetarë tjetër. “Atë që mund të them është se ligji është për […]

Hoti tha se para Ligjit të gjithë kandidatët për deputetë duhet të trajtohen njësoj si çdo qytetarë tjetër.

“Atë që mund të them është se ligji është për të gjithë, duhet të trajtohet njësoj për të gjithë kandidatët që garojnë në këto zgjedhje”, tha ai para medieve.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se e ka shqyrtuar ankesën e Vetëvendosjes dhe e konsideron të paligjshme ankesën e LVV-së lidhur me moscertifikimin e subjektit dhe kandidatëve për deputetë, të cilët janë dënuar për vepra penale në tri vitet e fundit.

Në bazë të këtij vendimi, kreu i LVV-së, Albin Kurti nuk mund të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi Murtezi nuk do të mund të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ata nuk ka të drejtë t’i zëvendësojë askush, pasi PZAP thotë se ka kaluar afati për këtë.

“Kandidatët për deputet të cekur në pikën -I-, të dispozitivit të këtij vendimi, nuk mund të zevendesohen me kandidatë të tjerë”, thuhet në pikën e tretë të vendimit të PZAP-së.

PZAP, gjithashtu ka njoftuar se ky organ e ka shqyrtuar ankesën e NISMA-së dhe e konsideron gjithashtu të paligjshme ankesën e kësaj partie lidhur me moscertifikimin e subjektit dhe kandidatëve për deputetë, të cilët janë dënuar për vepra penale në tri vitet e fundit.

PZAP tashmë i ka kthyer përgjigje zyrtare disa partive minoritare që njësoj sikur NISMA janë ankuar për mos certifikim të listës zgjedhore pasi brenda tyre kishin persona të dënuar në tri vitet e fundit.

Kandidatët që nuk u certifikuan janë: Vesel Krasniqi, Endrit Shala, Besnik Berisha, Filloreta Bytyqi, Valentina Alija, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Ardian Nokaj, Aziz Thaçi, Vehbi Avdullahaj, Xhafer Berisha.

Sipas vendimeve të PZAP, KQZ ka respektuar me përpikëri vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ligjeve në fuqi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?