Viktimizimi i Albinit: Molliqaj ndanë pjesë të dokumentit që Kurti kishte shkruar në VV

Viktimizimi i Albinit: Molliqaj ndanë pjesë të dokumentit që Kurti kishte shkruar në VV

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, thotë se Albin Kurti është politikan i gjendjeve të jashtëzakonshme, duka ia rikujtuar atij një dokument që e kishte ndarë në Vetëvendosje. “Por, situata e krijuar këto ditë, ma kujtoi një citat të Albin Kurtit në dokumentin e tij të famshëm mbi organizimin e VV, dokument i cili ishte mospajtimi […]

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, thotë se Albin Kurti është politikan i gjendjeve të jashtëzakonshme, duka ia rikujtuar atij një dokument që e kishte ndarë në Vetëvendosje.

“Por, situata e krijuar këto ditë, ma kujtoi një citat të Albin Kurtit në dokumentin e tij të famshëm mbi organizimin e VV, dokument i cili ishte mospajtimi kyç në mes nesh që u ndamë dhe atyre që mbetën. “Ne s’do të arrijmë ta marrim pushtetin pa një gjendje të jashtëzakonshme, dhe mbase as ta mbajmë atë po ashtu pa një gjendje të jashtëzakonshme…” (f.45) – kështu shkruante atëbotë Kurti”, shkruan Molliqaj.

Shkrimi i plotë:

KURTI I GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME

Është e padrejtë dhe jodemokratike t’i ndalohet kandidimi në zgjedhje kujtdo që është dënuar në të kaluarën për veprime politike. Mos-lejimi i kandidimit të personave që janë dënuar për aktivitete politike është instrument i rrezikshëm për disiplinimin e kundërshtarëve politikë, nga kushdo qoftë në pushtet.

Por, situata e krijuar këto ditë, ma kujtoi një citat të Albin Kurtit në dokumentin e tij të famshëm mbi organizimin e VV, dokument i cili ishte mospajtimi kyç në mes nesh që u ndamë dhe atyre që mbetën. “Ne s’do të arrijmë ta marrim pushtetin pa një gjendje të jashtëzakonshme, dhe mbase as ta mbajmë atë po ashtu pa një gjendje të jashtëzakonshme…” (f.45) – kështu shkruante atëbotë Kurti.

Dhe sot pikërisht këtë po e realizon Kurti e VV-ja. VV-ja nuk po e kundërshton parimisht ligjin që ndalon deputetët e penalizuar të kandidojnë. VV-ja e di që nëse me të vërtetë e paska atë përqindje që po e parashikojnë, askush nuk do të mund ta ndalë Kurtin të bëhet kryeministër. Por VV-ja dhe Kurti po duan GJENDJE TË JASHTËZAKONSHME. Sepse gjendja e jashtëzakonshme t’i zgjidhë duart për të qenë arbitrar. Për të shkelur kushtetutën, ligjin e të drejtat qytetare. Përmes gjendjes së jashtëzakonshme kanë operuar shumica e pushteteve autoritare e totalitare. Në gjendje të jashtëzakonshme s’ka ligj e procedura, ka vetëm NJË instancë që vendosë, e ajo është pushteti – lideri. Gjendja e jashtëzakonshme t’i jep KREJT.

Por Kurti me gjasë nuk do t’i shkojë deri në fund konfliktit me KQZ. Ai mund të pranojë mos-kandidimin. Por ai është duke krijuar kauzë viktimizimi, për t’i mobilizuar votuesit e tij, drejt gjendjes së jashtëzakonshme. Ai po ndërton justifikimin e gjendjes së jashtëzakonshme pasi ta marrë pushtetin. “Të gjithë provuan të më eliminojnë” do të thotë, “të gjithë që s’janë me mua janë armiqtë e popullit” dhe do t’i duhet gjendja e jashtëzakonshme për t’i eliminuar ata.

Dhe në fund, Kurti nuk do ta ndryshoj këtë ligj fare. Përkundrazi, do ta përdorë njësoj si pushteti aktual, për disiplinimin e kundërshtarëve politikë në të ardhmen.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?