Vaksinat anti-Covid të Serbisë mbërrijnë të premtën në Preshevë, stafi mjekësor përparësi në vaksinim

Vaksina anti-Covid do të mbërrijë në Preshevë të premtën. Kështu ka bërë të ditur Driton Salihu, drejtor i Spitalit të Preshevës duke bërë të ditur se ato janë vaksinat e kompanisë Pfizer Biontech, shkruan lajmi.net. Sipas Salihut, prioritet do të ketë vaksinimi i stafit mjekësor. Ky është postimi i tij: Ditën e premte, shtëpia e […]
Vaksina anti-Covid do të mbërrijë në Preshevë të premtën.
Kështu ka bërë të ditur Driton Salihu, drejtor i Spitalit të Preshevës duke bërë të ditur se ato janë vaksinat e kompanisë Pfizer Biontech, shkruan lajmi.net.
Sipas Salihut, prioritet do të ketë vaksinimi i stafit mjekësor.
Ky është postimi i tij:
Ditën e premte, shtëpia e shëndetit në Preshevë do të pajiset me vaksinat antiCovid nga kompania Pfizer Biontech.
Sipas planit të minisitrisë së shëndetësisë, stafi mjeksor ka prioritet për vaksinim kundër Covid-19, andaj me dozat e para të arritura do të filloj vaksinimi i stafit mjeksorë në Preshevë.












