Turqia shpreson që bisedimet mesdhetare mund të qetësojnë tensionet me BE

Turqia shpreson që bisedimet mesdhetare mund të qetësojnë tensionet me BE

Pas një ndërprerjeje pesëvjeçare të shënuar nga ankesat për pretendimet e tyre rivale për ujërat mesdhetare, Turqia rinis bisedimet me Greqinë të hënën, në provën e parë të shpresave për të përmbysur marrëdhëniet e përkeqësuara me Bashkimin Evropian. Ndërsa diplomatët thonë se rikthimi i besimit do të jetë i vështirë, bisedimet pasojnë vendimin e Turqisë […]

Pas një ndërprerjeje pesëvjeçare të shënuar nga ankesat për pretendimet e tyre rivale për ujërat mesdhetare, Turqia rinis bisedimet me Greqinë të hënën, në provën e parë të shpresave për të përmbysur marrëdhëniet e përkeqësuara me Bashkimin Evropian.

Ndërsa diplomatët thonë se rikthimi i besimit do të jetë i vështirë, bisedimet pasojnë vendimin e Turqisë për të ndaluar kërkimin e saj për gaz në ujërat e diskutueshme, që zemëruan Greqinë dhe Qipron dhe një ftohje të retorikës rreth mosmarrëveshjeve të Ankarasë me BE.

Bisedimet mund t’i hapin rrugën një vizite të afërt të udhëheqësve tw BE-sw në Turqi.

Të dy palët thonë se ka vullnet politik për të përmirësuar marrëdhëniet, por pas viteve zemwrim mbi refugjatët, të drejtat e njeriut, pretendimet detare, ndërhyrjet ushtarake të Turqisë dhe ishullin e ndarë të Qipros, afrimi duket një perspektivë e largët.

Duke shprehur optimizëm të ruajtur, shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell i tha Reuters se ai pa një “dritare mundësie” por që Ankaraja kishte nevojë të “braktiste këtë vijë të konfrontimit” dhe të kërkonte dialog.

Presidenti Tajip Erdogan, i cili ka akuzuar bllokun për “verbëri strategjike” ndaj Turqisë, u tha ambasadorëve të BE në Ankara këtë muaj se ai ishte i gatshëm të përmirësonte lidhjet.

Diplomatët thonë se do të duhet më shumë sesa një zhvendosje e tonit dhe tërheqja e anijes së Turqisë nga ujërat e diskutueshme për të pushuar thirrjet nga disa shtete të BE për sanksione ndaj Ankarasë, të cilat udhëheqësit e BE do të diskutojnë në mars.

“Unë nuk shoh ndonjë pajtim të madh për të na larguar nga trajektorja në të cilën jemi. Do të jetë një gjest i rëndësishëm nga Turqia”, tha një diplomat në Bruksel, duke shtuar se nuk kishte asnjë arsye për të qenë optimist.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, në Bruksel këtë javë në një mision për të mbajtur atë që ai e quajti “atmosferë pozitive” midis Ankarasë dhe BE, tha të premten se bisedimet mbi Qipron do të mbahen në Nju Jork në dy muajt e ardhshëm.

Përpjekja e Erdogan për të ndërtuar ura me partnerin kryesor tregtar të Turqisë vjen ndërsa qeveria e tij lufton me një ngadalësim ekonomik. Ndërsa pandemia COVID-19 ka qenë frenimi kryesor i rritjes, tensionet ndërkombëtare kanë rënduar gjithashtu ekonominë.

Duke vendosur një rrugë të re ekonomike në nëntor, Erdogan premtoi gjithashtu reforma në drejtësi, pas kritikave të përsëritura nga aleatët perëndimorë.

Turqia ka injoruar disa vendime nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut që bëjnë thirrje për lirimin e të arrestuarve më të shquar të vendit, politikanit kurd Selahettin Demirtas dhe biznesmenit Osman Kavala.

Erdogan ende nuk ka zbuluar se çfarë masash do të merren, por ka përjashtuar lirimin e dy burrave.

Lidhjet më të mira me Evropën mund të varen pjesërisht nga sa Ankaraja mund të adresojë mosmarrëveshjet me administratën e re në Shtetet e Bashkuara, pasi Uashingtoni vendosi sanksione ndaj Turqisë muajin e kaluar për blerjen e saj të sistemeve të mbrojtjes ruse.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?