Turqia e Greqia nisin bisedimet për të shmangur luftën, kjo e fundit blen avionë luftarakë për 2,5 miliardë

Pas një pauze pesë vjeçare të përshkuar nga raporte gjithnjë e më të tensionuara dhe që shpinin drejt konfliktit, Greqia dhe Turqia do të mbajnë bisedime për të provuar që të shmangin eksalimin e mëtejmë ushtarak në Egje dhe në Mesdheun lindor. Prospekti i kontakteve të nivelit të lartë ka ndezur një farë lehtësimi te […]
Prospekti i kontakteve të nivelit të lartë ka ndezur një farë lehtësimi te bashkësia ndërkombëtare pas tensioneve që gati sa nuk çuan në krisma lufte mbi të drejtat e eksploatimit të energjisë.
Para se diplomatët e nivelit të lartë të fluturonin drejt Stambollit, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, dha shpresë për një zgjidhje të mundshme në atë që Athina e konsideron si dallimin më të madh me fqinjin: delimitimin e kufijve të kontestuar detarë, raporton Guardian, përcjell Periskopi.
“Do të marrim pjesë me optimizëm… por me zero naivitet,” i tha ai parlamentit grek.
Rreziqet janë të larta. Bisedimet vijnë mes mosbesimit të shtuar dypalësh ndaj njëra-tjetrës dhe retorikave agresive e po ashtu edhe garës me armatime që e ka bërë Greqinë që të rris aftësitë e saj para kërcënimit të konfrontimit nga Turqia.
Dhe, derisa diskutimet pritet të nisin, ministri grek i mbrojtjes do të takohet me homologun e tij francez në Athinë prë të nënshkruar një marrëveshje 2,5 miliardëshe të pajisjes me 18 avionë ushtarakë Rafale nga Parisi.
“Nëse nuk ka një zgjidhje, do t’i rikthehemi gjendjes së lojës ku mundësia për dhunë është e madhe,” – ka thënë politologu Kostas Ifantis. /Periskopi












