Të shtëna me armë zjarri brenda një lokali në Shtërpcë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, ka pasur të shtëna me armë zjarri brenda në një lokal, në Shtërpcë. Disa persona ishin tubuar brenda një lokali, mbrëmë rreth orës 21:00. Policia dy personave u ka gjetur armë zjarri, për të cilat këta, posedonin lejet. Rasi ende është duke u hetuar nga […]
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, ka pasur të shtëna me armë zjarri brenda në një lokal, në Shtërpcë.
Disa persona ishin tubuar brenda një lokali, mbrëmë rreth orës 21:00.
Policia dy personave u ka gjetur armë zjarri, për të cilat këta, posedonin lejet.
Rasi ende është duke u hetuar nga policia.
”Raportohet për të shtëna me armë zjarri ne një lokal ku ishin te tubuar disa persona. Gjatë kontrollit te dy persona meshkuj kosovar janë gjetur nga një revole për te cilat i posedonin lejet, ndërsa para lokalit janë gjetur 8 gëzhoja, Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.












