Tahiri: Haradinaj president, do të jetë lideri i paqes në shekullin 21

Tahiri: Haradinaj president, do të jetë lideri i paqes në shekullin 21

Zëvendëskryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës dhe njëherësh kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i ftuar në emisionin “Debat” të RTK-së, ku u diskutua strategjia e AAK-së dhe rezultati në zgjedhje,  deklaroi se Kuvendi i Kosovës e ka pasur një dokument, një marrëveshje ndërkombëtare që e […]

Zëvendëskryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës dhe njëherësh kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i ftuar në emisionin “Debat” të RTK-së, ku u diskutua strategjia e AAK-së dhe rezultati në zgjedhje,  deklaroi se Kuvendi i Kosovës e ka pasur një dokument, një marrëveshje ndërkombëtare që e ka nënshkruar në Bruksel qe ia merrke tokën Kosovës.

“Ne atë kauzë e mbrojtëm dhe e arritëm që Kuvendit t’ia sjellim tri dokumente për votim: Marrëveshjen ndërmjet dy presidentëve që në mënyrë eksplicite kërkon përmirësimin e dy pikave, në Kullë dhe Çakorr, raportin shtetëror me mijëra faqe ku dokumentohet se ajo tokë është jona, dhe e kthyem çështjen e demarkacionin në dialog ndërshtetëror për koorrigjimin e atyre dy pikave. Qytetarët e Pejës e kanë larë me gjak atë pjesë dhe ne e mbrojtëm të njëjtën temë, e penguam që ajo marrëveshje të votohet në Kuvend dhe e sollëm për dialog”, theksoi Tahiri.

Tutje, ai tha se AAK-ja ka kaluar një pengesë jashtëzakonisht të madhe, që ka qenë pengesë e BE-së.

“E kaluam me tri dokumente, Qeveria Mustafa nuk e kaloi. Njerëz të LDK-së të atij rajoni nuk e kaluan. Kjo s’ka të bëjë me çështjen e liberalizimit, ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret në Qeverinë Haradinaj. Kanë ndodhur dy votime në Komisionin Evropian dhe arsye nuk është Kosova. Ne nuk e kemi bllokuar, në fakt ne e kemi çliruar, i kemi permbushur të gjitha kushtet”, deklaroi ai.

Ai tutje tha se Ramush Haradinaj president do të jetë lideri i paqes  në shekullin 21 në këto troje.

“Është njeriu qe e ka vuajtur familjarisht, tre vellezër i ka të vrarë, vetë ka qenë në luftë dhe jam i bindur se si president ai do të jetë lider i paqes që do të ndihmojë që njëherë e përgjithmonë të shuhen konfliktet dhe krejt diskursi i tij që në trup të vetin e ka provuar se çfarë është lufta dhe në këtë kuptim e shoh si liderin e paqes në shekullin 21”, u shpreh ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?