Sveçla nervoz me të rinjtë serbë që përzunë Kurtin nga Veriu: Provokuan kot

Sveçla nervoz me të rinjtë serbë që përzunë Kurtin nga Veriu: Provokuan kot

Kandidati i LVV-së për deputet, Xhelal Sveçla ka reaguar një ditë pas vizitës së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicën e Veriut, që u përcoll me shumë tensione. Ai tha se të gjithë e dinë problemin me administrimin e veriut, ndërsa premtoi se me ta në Qeveri ky problem do të zgjidhet. Ai ka […]

Ai tha se të gjithë e dinë problemin me administrimin e veriut, ndërsa premtoi se me ta në Qeveri ky problem do të zgjidhet. Ai ka pasur edhe një paralajmërim për “grupet kriminale”.

“Sa për grupet kriminale, edhe ato e kanë kuptuar si po shkojnë gjërat, prandaj po bëjnë provokime të kota. Realitetin e ri do ta ndjejnë pas 15 shkurtit”, ka shkruar Sveçla.

Ndryshe, Sveçla ishte takuar në Tiranë me ish kreun e së ashtuquajturës Zyre për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë Serbe, Marko Gjuriqin. Ky takim kishte shkaktuar shumë bujë për shkak se shkelte qëndrimet e deri-atëhershme të Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i plotë:

I madh e i vogël e dinë se në Kosovë ekziston një problem, i quajtur administrimi i veriut. Dihen edhe shkaktarët edhe mirëmbajtësit e këtij problemi, e ata nuk janë banorët e të gjitha etnive. Banorët, shqiptarë, serbë, boshnjakë, romë, në fakt, janë viktimat që duan t’i shpëtojnë sa më shpejt kësaj situate e të kthehen në normalitetin e sundimit të ligjit.

Përderisa ka teori të ndryshme për iniciatorët, tashmë është e qartë se mirëmbajtësit e kësaj situate janë qeveria e Serbisë, nga jashtë, dhe mafia parapolitike e përfaqësuar nga udhëheqjet e deritashme të Kosovës, në koalicionet e tyre me listën Srpska.

Është e qartë se kemi shumë probleme tē cilat kërkojnë zgjidhje nga qeveria e ardhshme, ndër to edhe ajo e luftimit të grupeve kriminale, si në veri ashtu edhe në jug të lumit Ibër. Ne kemi vullnetin, dijen e energjinë ta bëjmë këtë. Do ta luftojmë kriminalitetin, duke mbrojtur e përparuar njëkohësisht të drejtat e banorëve, sepse drejtësia dhe ligji në demokraci nuk janë represion, por ndihmë.

Qytetarët e kanë kuptuar, prandaj edhe do të na votojnë masovikisht në referendumin e 14 shkurtit.

Sa për grupet kriminale, edhe ato e kanë kuptuar si po shkojnë gjërat, prandaj po bëjnë provokime të kota. Realitetin e ri do ta ndjejnë pas 15 shkurtit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?