Sot, dita e fundit e aprovimit të aplikimeve për votat nga mbarë diaspora

Sot, dita e fundit e aprovimit të aplikimeve për votat nga mbarë diaspora

Sot është dita e fundit nga KQZ-ja për të aprovuar aplikimet për votim nga e mbarë diaspora. Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka dhënë shifrat për votuesit e regjistruar deri më tani dhe ata që janë verifikuar. Të aprovuara janë 127,639 aplikacione dhe në pritje për aprovim janë 10,964”. Kryeshef Ekzekutiv i këtij […]

Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka dhënë shifrat për votuesit e regjistruar deri më tani dhe ata që janë verifikuar.

Të aprovuara janë 127,639 aplikacione dhe në pritje për aprovim janë 10,964”.

Kryeshef Ekzekutiv i këtij institucioni, Burim Ahmetaj, ka thënë se nga baza aktuale e të dhënave janë 178,026 aplikues nga diaspora.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është dashur që deri më 27 janar t’i ketë përfunduar procedurat e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, sipas planit operacional për zgjedhjet e 14 shkurtit. Por Burim Ahmetaj, kryeshef i sekretariatit të KQZ-së, ka thënë se pret që këto procedura të përmbyllen të dielën.

“Konsiderojmë që shumë shpejt do t’i përmbyllim këto afate në mënyrë që potencialisht të dielën t’u japim mundësi atyre që nuk e konfirmojnë përmes telefonit, apo nuk kemi mundur t’u qasemi përmes telefonit t’i japim të paktën një periudhë ku ata mund të na thërrasin neve në telefon me qëllim të konfirmimit”, ka thënë ai.

Ai në mbledhjen e KQZ-së ka treguar se nga qendra e thirrjeve janë realizuar 48, 712 thirrje deri më tani dhe se nga kjo shifër 41,131 janë të konfirmuara.

115 aplikues kanë deklaruar se s’janë ata që figurojnë në data bazë. Ahmeti njoftoi se 8466 persona nuk e kanë hapur telefonin, por se janë në proces e sipër për provuar t’i kontaktojnë sërish. Për këtë punë janë shtuar linja telefonike dhe tani janë në funksion 33 linja telefonike.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?