Si nëpër filma: Piratët sulmojnë anijen turke, marrin peng ekuipazhin

Edhe pse duken një histori e të kaluarës, piratët ekzistojnë edhe sot, dhe janë po aq të rrezikshëm. Autoritetet turke kanë pohuar se një anije me pronësi turke është marrë peng nga disa piratë në afërsi të ishullit Sao Tome, në Afrikën perëndimore. Anija tregtare ishte nisur nga Nigeria dhe po i drejtohej  Afrikës  së […]

Edhe pse duken një histori e të kaluarës, piratët ekzistojnë edhe sot, dhe janë po aq të rrezikshëm. Autoritetet turke kanë pohuar se një anije me pronësi turke është marrë peng nga disa piratë në afërsi të ishullit Sao Tome, në Afrikën perëndimore.

Anija tregtare ishte nisur nga Nigeria dhe po i drejtohej  Afrikës  së Jugut, kur u rrethua nga mjete me piratë të armatosur. Sipas tregimeve me radio të ekuipazhit, rreth 15 persona,  ata kanë rezistuar me orë dhe më pas janë dorëzuar piratëve, që në konflikt e sipër kanë vrarë një pjesëtar të ekuipazhit, një inxhinier nga Azerbajzhani.

Vendi i sulmit, në gjirin e Guinesë, midis Kamerunit, Nigerisë Guinesë dhe Togos, cilësohet si vendi më i rrezikshëm në botë për sulme nga piratë.

Autoritetet turke janë angazhuar që nga fillimi i ngjarjes, me presidentin Erdogan që ka folur personalisht me disa nga pjesëtarët e ekuipazhit. “ Shpresojmë t’i shohim të lirë, po përpiqemi, duhet të lutemi për ta”, ishin fjalët e tij.

Anija po i drejtohet ndërkohë drejt Gabonit, por piratët nuk i përgjigjen kërkesave të autoriteteve të përfshira.

Në qershorin e vitit 2019, një tjetër anije turke u rrëmbye në ujërat nigeriane, dhe 10 marinarët u lëshuan vetëm një muaj më vonë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?