Si do të votojnë Thaçi dhe të akuzuarit tjerë e Speciales nga Haga?

Si do të votojnë Thaçi dhe të akuzuarit tjerë e Speciales nga Haga?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka pranuar shtatë aplikime për të votuar nga Haga e Holandës. Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish dy kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, ish-deputeti Rexhep Selimi bashkë me Salih Mustafën dhe drejtuesit e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj – të cilët po mbahen në paraburgim pasi që janë […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka pranuar shtatë aplikime për të votuar nga Haga e Holandës.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish dy kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, ish-deputeti Rexhep Selimi bashkë me Salih Mustafën dhe drejtuesit e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj – të cilët po mbahen në paraburgim pasi që janë të akuzuar nga Specialja – kanë kryer aplikimet për të dhënë votën në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Nga KQZ kanë falënderuar Ambasadën e Kosovës në Holandë, si dhe personelin administrativ të Dhomave të Specializuara për ndihmën rreth këtyre aplikime.

Nga Gjykata Speciale u shprehën të rezervuar për të dhënë detaje për ndihmën e ofruar për t’iu mundësuar të lartcekurve votimin.

“Dhomat e Specializuara te Kosovë, brenda kornizës së duhur ligjore, po ofrojnë asistencë për të paraburgosurit që ata të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet  e  ardhshme. Për arsye të privatësisë nuk mund të ofrojmë asnjë informacion mbi kërkesat specifike të të paraburgosurve” thuhet në përgjigjen e zëdhënëses, Angela Griep.

Avokati Taulant Hodaj ka treguar se si do të bëhet votimi i të pandehurve që janë ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, votimi i tyre është sikur i diasporës dhe bëhet me urdhër të veçantë të gjyqtarit të procedurës paraprake.

“Ligji për Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk e parasheh situatën sesi duhet të veprohet kur të akuzuarit duan të votojnë”, thotë Hodaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?