Shoqata e të Verbërve reagon ndaj gjuhës denigruese të analistëve Luljeta Aliu dhe Jusuf Thaçi

Shoqata e të Verbërve të Kosovës, kanë reaguar pas zhgënjimit që kanë pësuar nga fjalët denigruese të analistëve Luljeta Aliut dhe Jusuf Thaçit. Shoqata e të Verbërve, përmes një reagimi në Facebook, kanë bërë të ditur se në debatin e fundit të mbrëmshem në T7, të dy analistët, kanë prekur dhe ofenduar komunitetin e të […]
Shoqata e të Verbërve, përmes një reagimi në Facebook, kanë bërë të ditur se në debatin e fundit të mbrëmshem në T7, të dy analistët, kanë prekur dhe ofenduar komunitetin e të verbërve
Panelistja Luljeta Aliu gjatë debatit thotë, ”Si duket unë qorrazi ja paskam qëlluar numrave” . Ndërsa panelisti tjetër Isuf Thaçi , ish zv.ministër i arsimit gjatë debatit thotë “ Edhe qorri mundet me ja qëllu ndonjëherë por kjo nuk do më thënë qe ai ka marrë në shenjë mirë apo është i saktë”.
“Zhgënjimi ynë është me i madh kur një terminologji e tillë aspak e denjë përdoret nga dy analistë qe pretendojnë se përfaqësojnë shoqërinë civile , e cila ka për obligim të promovojë dhe mbrojë të drejtat e të vërberve e jo ti ofendojë ata. Prandaj kërkojmë nga ta qe të kërkojnë falje publike për gjuhën e përdorur”, kanë shkruar Shoqata e të verbërve në Facebook.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4118416291520896&id=1346821588680394












