Shkon larg Haxhi Avdyli me sharje ndaj Mustafës: E pagëzon krizën politike me emrin e tij

Shkon larg Haxhi Avdyli me sharje ndaj Mustafës: E pagëzon krizën politike me emrin e tij

Ish-deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i integruar në Listën e Vetëvendosjes për deputet ka bërë një goditje tjetër drejt ish-partisë së tij dhe ish-liderit të tij, Isa Mustafës. Avdyli iu bashkua Vetëvendosjes mu në kohën kur kjo parti është armiqësuar më shumë me LDK-në se sa me PDK-në. Ai madje e ka pagëzuar krizën politike […]

Avdyli iu bashkua Vetëvendosjes mu në kohën kur kjo parti është armiqësuar më shumë me LDK-në se sa me PDK-në. Ai madje e ka pagëzuar krizën politike gjatë vitit 2020 me emrin e profesor Isa Mustafës.

Avdyli, i cili është pjesë e listës së Vjosa Osmanit e që garojnë me Lëvizjen Vetëvendosje, thotë për KosovaPress se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është përgjegjës edhe për situatën e krijuar në LDK, e që rezultoi me largimin e tij, të Vjosa Osmanit dhe disa personaliteteve të tjera nga kjo parti.

Zgjedhjet e 14 shkurtit për Avdylin janë pikë-kthesa e madhe edhe për vet LDK-në, pasi siç thotë ai, do të vuloset rënia e Mustafës.

Avdyli shprehet i bindur se në këto zgjedhje do të sigurojnë 60 deputetë dhe rrjedhimisht edhe postin e presidentit dhe atë të kryeministrit.

“Nëse gjatë vitit 2020 kriza ka emër, atëherë ky emër është Isa Mustafa. Ky politikan i karrierës, i cili vjen nga një karrierë e gjatë politike, që nga vitet 80-ta e deri më tani, në të shumtën e rasteve ka gabuar, duke filluar edhe nga e kaluara, duke vendosur vija të kuqe e duke i shkelur ato me dy këmbë, vijat e kuqe me PDK-në. Atij nuk i besohet sa herë që thotë diçka sepse e ka dëshmuar në të kaluarën se është i papërgjegjshëm me deklaratat e tij, por është shumë i zoti në manipulimet me njerëz dhe pazaret e ndryshme politike, mbi interesat personale dhe grupore. Dëshira e tij e fundit ka qenë që të jetë president, por kjo nuk do t’i plotësohet sepse ai nuk e ka besimin qytetar, nuk e ka guximin që të del dhe të matet”, tha ai

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?