Shkarkohet presidenti i REL-it dhe krerët e disa transmetuesve tjerë

Shkarkohet presidenti i REL-it dhe krerët e disa transmetuesve tjerë

Presidenti i emëruar së fundmi në krye në Radios Evropa e Lirë, Ted Lipien dhe drejtorët e dy transmetuesve ndërkombëtarë të financuar nga Qeveria amerikane, janë shkarkuar në orët e vona të 22 janarit, nga Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM), e cila mbikëqyr këta transmetues. Zyrtarë të afërt me këto ndryshime, kanë thënë se […]

Presidenti i emëruar së fundmi në krye në Radios Evropa e Lirë, Ted Lipien dhe drejtorët e dy transmetuesve ndërkombëtarë të financuar nga Qeveria amerikane, janë shkarkuar në orët e vona të 22 janarit, nga Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM), e cila mbikëqyr këta transmetues.

Zyrtarë të afërt me këto ndryshime, kanë thënë se ushtruesja e detyrës së drejtorit të USAGM, Kelu Chao, ka shkarkuar presidentin e Radios Evropa e Lirë, Ted Lipien, bashkë me drejtorët e Radios Azia e Lirë dhe Rrjetet e transmetimit të Lindjes së Mesme, një muaj pasi ata janë emëruar në këto pozita.

Ndryshimet kanë ardhur një ditë pasi Chao ka shkarkuar drejtorin e Zërit të Amerikës dhe zëvendësin e tij, ndërkohë që udhëheqësi i Transmetuesit në Kubë, ka dhënë dorëheqje.

Zëri i Amerikës dhe transmetuesi në Kubë janë agjenci federale të Shteteve të Bashkuara, raporton Rel.

Radio Evropa e Lirë, Radio Azia e Lirë dhe Rrjetet e Transmetimit për Lindje të Mesme, janë agjenci private, që financohen nga taksapaguesit amerikanë përmes Kongresit.

Shkarkimet kanë ardhur pas dorëheqjes së kërkuar të Michael Packut nga pozita e kreut të USAGM, disa orë pasi Joe Biden është betuar si president i Shteteve të Bashkuara.

Pack, i përzgjedhur i ish-presidentit amerikan Donald Trump, është kritikuar nga demokratët dhe republikanët për politikat dhe emërimet që ka bërë prej kur i është konfirmuar pozita nga ligjvënësit amerikanë në qershor të vitit të kaluar.

Pack është akuzuar edhe për tentim të ndërhyrjes në përmbajtjen editoriale të shërbimeve brenda këtyre organizatave.

Ka qenë vetëm dhjetori i vitit të kaluar kur Pack ka emëruar të gjithë personat që janë shkarkuar më 21 dhe 22 janar.

Burimet brenda USAGM kanë konfirmuar se Chao u ka dërguar letrat e shkarkimit Lipien, drejtores së Transmetuesit të Lindjes së Mesme, Victoria Caotes dhe shefit të Radios Azia e Lirë, Stephen Yates.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ndonjëri prej personave të shkarkuar do të kontestojë vendimin apo se kush do t’i zëvendësojë ata.

Administrata e Bidenit ka emëruar Chaon, gazetare veterane për tri dekada e Zërit të Amerikës, si shefe të përkohshme ekzekutive më 20 janar, pak pasi ka kërkuar dorëheqjen e Packut.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?