Shiu shkakton turbullira në liqenin e Badovcit dhe atë të Batllavës

Shiu shkakton turbullira në liqenin e Badovcit dhe atë të Batllavës

Reshjet e shiut që kanë rënë ditëve të fundit në vend, kanë shkaktuar turbullira në liqenet akumuluese të Badovcit dhe atë të Batllavës, prej nga bëhet furnizimi me ujë të pijshëm. Drejtues të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” kanë bërë të ditur se reshjet e fundit të shiut kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e nivelit […]

Drejtues të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” kanë bërë të ditur se reshjet e fundit të shiut kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e nivelit të ujit në liqene, i cili ka arritur mbi tri metra.

Banorët të cilët furnizohen nga liqenet akumulues të Badovcit dhe Batllavës, pas reshjeve të fundit të  shiut, janë përballur me  mungesë të ujit për shkak të turbullimit të tij. Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, në një përgjigjeje për Radio Kosovën, theksoi se reshjet e shiut të ditëve të fundit, kanë shkaktuar turbullira në ujin e pijes.

“Gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm ka filluar të stabilizohet që kishim disa probleme në Liqenin e Batovcit që ishte krijuar turbullire. Dhe nga pamundësia për të përpunuar ujin e pijshëm nga niveli i lartë i turbullirës që ishte krijuar, ne e kishim zvogëluar prodhimin e ujit në minimum në mënyrë që ta ruajmë kualitetin e ujit të pijshëm për shërbimin e qytetarëve.”

Po ashtu, Mjeku tha se këto reshje të shiut kanë ndikuar që të rritet  niveli i ujit në Liqenin e Badovcit dhe Batllavës, i cili ka arritur mbi tri metra, gjë që kjo ngritje do të sigurojë ujin e pijes për këtë vit për banorët që furnizohen nga këto dy liqene, shtoi Mjeku.

“Kemi ngritje të nivelit të ujit mbi tri metra, mirëpo është e domosdoshme edhe shpenzimi racional. Por çfarë mund të themi është që ne pas këtyre reshjeve e kemi siguruar furnizimin me ujë të pijes për ketë vit  me këto kapacitet aktuale që i kemi. Qytetarët  duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë që mos të keqpërdorimin e ujin e pijes për arsye se kjo është pasuri e jona për vitet në vijim.”

Mjeku, po ashtu bëri të ditur se muaji dhjetor i vitit 2020 ka qenë muaj tejet i suksesshëm për sa i përket shkallës se arkëtimit. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” furnizon me ujë të pijes 8 (tetë) komuna.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?