Serbia vaksinon Listën Serbe, fton të gjithë nga Kosova për vaksinime

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, dhe përfaqësuesit e Listës Serbe u vaksinuan kundër koronavirusit në Shtëpinë e Shëndetit në Rashkë dhe me atë rast Petkovic porositi këdo nga ‘Kosova e Metohia’ që dëshiron të vaksinohet se këtë mund të bëjë në Rashkë, Bujanovc dhe Kurshumli. […]
Derisa krenohej me arritjet sipas tij të Serbisë si shteti i dytë më i suksesshëm në Europë për vaksinimin, nuk mund të mos lëvdonte shefin Vucic që sipas Petkovic është meritori, dhe miqtë e Serbisë që na mundësuan disa lloje vaksinash që imunizimi të jetë në nivelin më të lartë.
“Ata në Prishtinë nga një anë duan të vendosin vaksinat në pishtarë dhe t’i ndjekin mjekët tanë si kriminelët më të mëdhenj, e këtu në Serbi në qendrore po përpiqemi gjithçka që secili njeri i yni që dëshiron të vaksinohet. Vetëm me vaksinë mund të mposhtim koronavirusin, e atëherë Serbia dhe ardhmëria triumfon” tha Petkovic.
Së bashku me Petkovic në këtë show politik serb morën pjesë edhe liderët e Listës Serbe dhe përfaqësues politik të serbëve nga Kosova.
Lideri i Listës Serbe Goran Rakic e falënderoi Vucic, siç pritet zakonisht, që i siguroi vaksinën dhe theksoi se të gjithë që duan të vaksinohen të lajmërohen në Shtëpinë e Shëndetit.
Përveç Rakic u vaksinuan edhe liderët tjerë si, Milan Radojicic, Igor Simic, dhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojevic.












