Selmanaj: Pamë atakimet e VV-së ndaj shtetit dhe thamë “Shteti. Shtet.”

Selmanaj: Pamë atakimet e VV-së ndaj shtetit dhe thamë “Shteti. Shtet.”

“Projektuesit e shtetit të Kosovës”, “Ndërtuesit e shtetit të Kosovës”, “Konsoliduesit e shtetit të Kosovës” – ishin opsionet në tavolinën e LDK-së për të sloganin e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Por, të gjitha këto alternativa ranë meqë partia e Isa Mustafës konsideroi se vendi është në një situatë “kur vërtet po vihet në pikëpyetje apo […]

Por, të gjitha këto alternativa ranë meqë partia e Isa Mustafës konsideroi se vendi është në një situatë “kur vërtet po vihet në pikëpyetje apo po anatemohet institucionalizimi dhe shtetësia e Kosovës”.

Kështu tha zëvendëskryeministri në detyrë nga LDK-ja, Driton Selmanaj, derisa tregoi se si ranë dakord për sloganin e zgjedhur “Shteti.Shtet.”.

“Dikush erdhi me ide për harta, një kandidat për kryeministër shkon diku jashtë Kosovës dhe thotë se Gjykata Speciale po e vë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës. Nga ana tjetër kemi Vetëvendosjen e cila atakon Gjykatën Kushtetuese dhe institucionet kushtetuese. Ne si parti institucionaliste na doli si emërues i përbashkët dhe thamë se të gjithë duhet ta kuptojmë se shteti është shtet”.

“Nuk mundemi ne ta vëmë në pikëpyetje sa herë nuk na pëlqen diçka sepse mendojmë që ky projekt i arrirë i popullit të Kosovës është projekt i përhershëm Pra, për LDK-në Kosova është projekt i përhershëm ku duhet të investojmë të gjithë pa përjashtim”.

“Kemi dilemat tona që të tjerët nuk po e shohin kështu. Kemi dilema që po e shohin si projekt të përkohshëm që të hyjnë në dilema të tjera. Për LDK-në kjo është e papranueshme dhe kemi menduar që për ne ky është slogani më i adoptueshëm që të dëshmojmë se shteti është shtet”.

Selmanaj në Rubikon ka thënë se LDK s’e pranon sulmin ndaj Kuvendit, Policisë së Kosovës apo organeve të tjera të drejtësisë dhe se duke ia respektuar integritetin e këtyre institucioneve mund të shkohet përpara.

Ndërkaq, Selmanaj ka thënë se përsëritja e koalicionit me Vetëvendosjen nuk është më opsion për LDK-në duke arsyetuar se nuk është i mirë për Kosovën.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?