Selimi: Dalja në skenë e UÇPMB-së, një nga ngjarjet më të lavdishme

Ministri i Drejtësisë nga radhët e AAK-së, Selim Selimi, ka vizituar sot luftëtarët e luftës çlirimtare të Luginës në fshatin Kosaqë të Gjilanit. Ai ka vlerësuar se dalja në skenë e UÇPMB-së para 21 viteve, shënon një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë sonë. “Dalja në skenë e UÇPMB-së, nën emblemën e së cilës, […]
Ai ka vlerësuar se dalja në skenë e UÇPMB-së para 21 viteve, shënon një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë sonë.
“Dalja në skenë e UÇPMB-së, nën emblemën e së cilës, 21 vjet më parë bijtë më të mirë të kombit u rreshtuan me të drejtën e ligjshme të shqiptarëve në Luginë, shënon një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë sonë të re”, ka shkruar ndër të tjerash Selimi, përcjell Periskopi.
Ministri Selimi i ka dhuruar ish-komandantit të UÇPMB-së, Shefket Musliut, flamurin kuq e zi në shenjë nderimi të luftës heroike. /PERISKOP














