Reagon PDK: Kurti dhe Osmani turpëruan shtetin e Kosovës – Aventurierë e të rrëzikshëm

Reagon PDK: Kurti dhe Osmani turpëruan shtetin e Kosovës – Aventurierë e të rrëzikshëm

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka lëshuar një reagim për ngjarjen e sotme në veri të vendit, ku kreut të VV-së dhe u.d të presidentit, Vjosa Osmani, iu ndal në gjysmë vizita për shkak të serbëve që ishin mbledhur aty dhe po brohorisnin. PDK me anë të një komunikate për media e ka quajtur Kurtin […]

PDK me anë të një komunikate për media e ka quajtur Kurtin njeri që përfitonte politikisht në kurriz të institucioneve të Kosovës  kur vit pas viti shtrihej sovraniteti nëpër territorin e vendit, shkruan lajmi.net.

“Duke abuzuar të gjithë infrastrukturën shtetërore dhe privilegjet e institucionit të presidentit, Albin Kurti i shoqëruar nga asistentja e tij politike, Vjosa Osmani, nëpërkëmbën dhe poshtëruan Republikën e Kosovës dhe rendin kushtetues të saj”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Madje PDK ka thënë se “përzurja poshtëruese nga një grup huliganësh në veri, e dëshmoi se Vjosa Osmani është e padenjë për atë pozicion dhe e ka shndërruar institucionin e presidentit në një zyrë partie”.

“Republika jonë ka nevojë për liderë të fuqishëm, që nuk shkojnë në pjesën veriore për një fotografi në kohë zgjedhjesh siç bën Kurti e Osmani, por për ta ushtruar pushtetin shtetëror dhe që mundësojnë lirinë e lëvizjes, prosperitetit e të ardhmes të të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë”, thuhet tutje.

Reagimi i plotë i PDK-së:

Për më shumë se një dekadë, Albin Kurti na thoshte “shkoni në Mitrovicë”, i nxitur nga urrejtja për të provuar se shteti i Kosovës është i paaftë dhe i dështuar.

Njeriu që përpiqej të përfitonte politikisht në kurriz të institucioneve tona kur vit pas viti shtrihej sovraniteti dhe rendi kushtetues i Kosovës në veri, sot turpëroi shtetin dhe cënoi rëndë të arriturat në atë pjesë të vendit tonë.

Duke abuzuar të gjithë infrastrukturën shtetërore dhe privilegjet e institucionit të presidentit, Albin Kurti i shoqëruar nga asistentja e tij politike, Vjosa Osmani, nëpërkëmbën dhe poshtëruan Republikën e Kosovës dhe rendin kushtetues të saj.

Përzurja poshtëruese nga një grup huliganësh në veri, e dëshmoi se Vjosa Osmani është e padenjë për atë pozicion dhe e ka shndërruar institucionin e presidentit në një zyrë partie.

Partia Demokratike e Kosovës dënon sjelljen e shëmtuar, të pamatur dhe të rrezikshme të dy pretendetëve për pushtet, Kurti-Osmani, të cilët vunë në pikëpyetje të arriturat e deritanishme të institucioneve tona për ta shtrirë sovranitetin, vendosjen e pushtetit gjyqësor dhe instaluar rendin e sigurinë.

Kjo që pamë sot, është poshtërim i këtyre dy aventurierëve që për qëllime të ulëta politike, i nëpërkëmbin të arriturat e vështira të shtetit të Kosovës të ngritur mbi sakrificën e popullit tonë dhe luftën e UÇK-së.

Republika jonë ka nevojë për liderë të fuqishëm, që nuk shkojnë në pjesën veriore për një fotografi në kohë zgjedhjesh siç bën Kurti e Osmani, por për ta ushtruar pushtetin shtetëror dhe që mundësojnë lirinë e lëvizjes, prosperitetit e të ardhmes të të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë.

Partia Demokratike e Kosovës ka dëshmuar në të kaluarën se është e vetmja që ka fuqinë, vizionin e guximin për ta shtrirë rendin kushtetues në të gjithë Kosovën. E ka bërë në vitin 2011 me hyrjen e njësive speciale në veri; me 2012 kur ndaloi vizitën e presidentit serb Nikoliq; me 2017 duke ndalur trenin dhe më 2018 me arrestimin e Marko Gjuriqit që hyri pa leje në Kosovë .

Më shumë se kurrë, qytetarët e Kosovës duhet t’i besojnë programit të rimëkëmbjes në këto zgjedhje për forcim të shtetit, përfundimin e dialogut me njohjen nga Serbia dhe fuqizimin e raporteve me miqtë ndërkombëtarë.

Me 14 shkurt, qytetarët e Kosovës do t’i thonë jo politikanëve aventurierë, të rrezikshëm, të pa përvojë dhe pa guxim. Në këto zgjedhje, do të fitoj partia e shtetndërtimit dhe e rimëkëmbjes së Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?