Reagon MAShT pasi LVV deponoi kallëzim penal ndaj ministrit dhe dy zyrtarëve tjerë

Reagon MAShT pasi LVV deponoi kallëzim penal ndaj ministrit dhe dy zyrtarëve tjerë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka reaguar pasi gjatë ditës së sotme Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale një kallëzim penal ndaj ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe dy zyrtarëve të kësaj ministrie, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Në reagimin e MASh thuhet se kallëzimi penal […]

Në reagimin e MASh thuhet se kallëzimi penal i ngritur ndaj ministrit Ramë Likaj nuk qëndron për arsye se, ministri nuk ka nënshkruar asnjë dokument që lidhet me tenderin “Blerja e pajisjeve për mbrojtjen e objekteve arsimore për qëndrueshmëri dhe blerja e pakove të nevojshme për fusha lëndore dhe mirëmbajtje”. Pra, dosja e tenderit është nënshkruar nga personat përgjegjës (zyrtarët e MASh) dhe personi i autorizuar nga ministri.

“MASh po ashtu bën të ditur se, kërkesa e nënshkrimit të procedurave të prokurimit është përcjellë nga Divizioni i Infrasturës dhe në pjesën e specifikimeve teknike janë 43 artikuj. Në bazë të kërkesës së inicuar të Divizionit të Infrastrukturës, gjatë procedurës së prokurimit është bërë një gabim teknik, i cili është rregulluar shtatëmbëdhjetë ditë para hapjes së tenderit.

MASh gjithashtu njofton se, kontrata në fjalë është nënshkruar për 43 artikuj, siç është përshkruar në kërkesë dhe nuk ka pasur ndryshim në çmime. Shpallja e fituesit është bërë sipas ofertës me çmimin më të ulët.

Tutje ju bëjmë me dije se, inicimi i procedurave të prokurimit ka filluar më 4 nëntor 2020 dhe hapja është bërë më 27 nëntor 2020. Procedurat kanë qenë transparente dhe të publikuara në e-prokurim.

Gjatë procedurës  së prokurimit ka pasur një ankesë nga një operator ekonomik, ku OShP-ja ka marrë vendim në favor të autoritetit kontraktues. Vendimi i OShP-së me numër A.nr.1069/20, ankesën e operatorit ekonomik e hedh si të palejuar dhe konstaton se autoriteti kontraktues, pra MASh mund të vazhdojë tutje me procedurat e prokurimit publik.

MASh gjithashtu njofton se, procedurat kanë qenë transparente dhe në përputhje të plotë më Ligjin e Prokurimit”, përfundon reagimi i tyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?