Reagimi i parë i VV-së pas vendimit: Nuk sulmohet direkt Supremja

Ish nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme që nuk certifikon kandidaturën e Albin Kurtit për deputet. Ajo ka nënkuptuar se edhe Supremja është institucion i kapur pas këtij vendimi, përkundër deklarimeve nga partia e saj se beson në profesionalizmin e kësaj gjykate. “Me 14 shkurt qytetarët do […]
Ajo ka nënkuptuar se edhe Supremja është institucion i kapur pas këtij vendimi, përkundër deklarimeve nga partia e saj se beson në profesionalizmin e kësaj gjykate.
“Me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura, por dhe fillimi i punës për shtetin e së drejtës.” – shkruan znj.Nagavci.
Ajo nuk ka thënë konkretisht ndonjë fjalë për vendimin, por reagimet kësaj here pritet të jenë më të matura pas qortimeve nga ambasadat e rëndësishme ndërkombëtare në vend.
Postimi i plotë i saj:
Qeveria Kurti 2 është realiteti i ri, i pashmangshëm e i shumë pritur.
E nderuar që në rrugëtimin politik jam e rreshtuar drejt e në anën e duhur.
Me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura, por dhe fillimi i punës për shtetin e së drejtës.
#KrejtdheDrejt me 14 shkurt.












