Rast tjetër i dhunës nga policia: 30 vjeçari e humbi edhe punën shkaku i dhimbjeve

Rast tjetër i dhunës nga policia: 30 vjeçari e humbi edhe punën shkaku i dhimbjeve

Mesditënm e 20 shtatorit të vitit të kaluar, një qytetar u rrah brutalisht nga polici V.M, i cili e kishte ndaluar për mosvendosje të maskës. Si pasojë ai kishte pësuar lëndime në kraharor, gjoks dhe në dorë. P.Sh po shëtiste në Parkun tek pishat e Sllatinës mesditën e 20 shtatorit, kur u ndalua nga dy […]

P.Sh po shëtiste në Parkun tek pishat e Sllatinës mesditën e 20 shtatorit, kur u ndalua nga dy policë, një burrë dhe një grua, V.M dhe M.H, të cilët ishin më miqësor në legjitimimin e parë krahasuar me ato që ndodhën pak minuta më vonë.

Polici V.M e kishte ndaluar P.Sh dhe shoqëruesin e tij A.K për arsyes se nuk kishin maskë. Pasi ishin arsyetuar se i kanë harruar, që të dy u lanë të ecin lirshëm. Pak minuta më vonë, të njëjtët policë iu kthyen sërish të rinjve. Pyetja ishte e njëjtë. Po ashtu edhe arsyetimi. Mirëpo, jo edhe fundi.

Nga disa metra më larg, një polic civil kishte thënë diçka dhe i ishte afruar dy të rinjve që po legjitimoheshin nga dy policët me uniformë.

“Pse nuk po e ngjet maskën, a nuk po e ngon policin a?”, i ishte drejtuar civili 30 vjeçarit P.Sh. Arsyetimi kishte qenë i njëjtë, ndërkohë që civili i kishte kapur dorën. P.Sh thotë se iu arsyetua se nuk e kundërshtoi policin dhe kishte potencuar se e kishte harruar maskën.

Me gjithë arsyetimin, civili i kishte kapur dhe dredhuar dorën. P.Sh thotë se i kërkoi ta lëshonte pasi kishte dhimbje. Kjo kërkesë duket se ka bërë nervoz civilin i cili i urdhëroi policët ta dërgojnë në stacion. Me të shkuar tek vetura, P.Sh rrëfen se ka marrë goditjet e para.

“Më ka përplas për kerrit, më ka godit me boks në bark edhe civili më ka godit me shuplakë edhe është largu”, rrëfen 30 vjeçari për Reporterin.

Polici V.M e mori në veturë dhe i qëndroi nga ana e djathë e P.Sh. Siç rrëfen ky i fundit, gjatë ecjes drejt stacionit me veturë u godit në bri, kraharor e gjoks. Shenjat i tregon përmes fotografive që i ka bërë atë ditë. Goditjet ai i përshkruan të forta dhe shprehet i habitur kur e kujton se të gjitha vinin pasi thjesht kishte harruar maskën.

Goditjet ishin aq të shpeshta, sa P.Sh thotë se iu kërkoi policve që ta vrisnin nëse, siç thotë ai, “kanë vendosur ta mbysin”, ta nxirrnin revolen dhe të gjuanin mbi të. Burri nga Sllatina kujton një moment që, sipas tij, ishte i rëndë. “A po don me ta bo edhe nji krug?”, thotë t’i ketë thënë polici V.M, duke nënkuptuar qëndrim më të gjatë në veturë që, sipas viktimës, nënkupton më shumë grushta.

P.Sh thotë se kanë arritur në Stacionin Policor në Fushë Kosovë dhe aty kishin qëndruar disa zyrtarë policorë. V.M thotë se e goditi sërish, duke e përplasur për një komodine të hekurt.

Ndërkohë, e rrahura kishte përfunduar. Viktima thotë se e mori edhe një kërcënim për mos ta hapur gojën. Polici V.M thotë se i kërkoi të mos e raportonte rastin në Inspektorat e as ta publikojë në media pasi, siç thotë P.Sh, “do t’ia bënte më zi”.

30 vjeçari thotë se nga goditjet mori plagë të forta, që vështirësuan frymëmarrjen dhe i shkaktuan dhimbje të mëdha e të vazhdueshme për dy javë, gjë që ia pamundësojë të dilte në punën që e bënte deri një ditë më herët, si roje në një kompani private. Mungesa për 2 javë për shkak se ngeli i shtrirë, e la pa vend të punës. E lëndimet që P. i tregon përmes fotografive dhe thotë se u shkaktuan nga rrahja e policit, i ka konfirmuar edhe mjeku. Ai është kontrolluar në spital dhe ka marrë tretman, me ç’rast ka qëndruar i shtrirë për disa ditë në shtëpi.

E kur po bëhej gati të dhuronte përshëndetje në mbrëmjen e 30 janarit, kur P.Sh bëri zemrën gur për ta rrëfyer rrahjen brutale, potencoi se “edhe natën po tremna kur po flej, po më doket që po më kap polici prapë”.

Ndërkohë edhe disa raste të ngjashme janë publikuar në media, ku po zbulohen raste të dhunës brutale të Policisë ndaj qytetarëve, sidomos gjatë kohës së pandemisë. E gjitha kjo nisi kur në publik doli një video e para 3 vitesh, ku shihej polici Haris Kelmendi teksa rrah me shuplakë një të ri 18 vjeçar, gjë që solli edhe arrestimin e policit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?