Rashiq: Serbët në Kosovë si në Korenë e Veriut, Vuçiq do ndikojë edhe në këto zgjedhje

Rashiq: Serbët në Kosovë si në Korenë e Veriut, Vuçiq do ndikojë edhe në këto zgjedhje

Nenad Rashiq nga Partia Progresive e Serbëve në Kosovë gjatë intervistës për “Përballje”, ka folur për kërcënimet që po u bëhen serbëve të Kosovës në kohën e zgjedhjeve, për iniciativën që e ka formuar ai me serbë të tjerë me të cilën do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe gjendjen e serbëve në […]

Rashiq ka thënë se kanë formuar iniciativën “Për Lirinë, Drejtësinë dhe Mbijetesën”, pasi siç tha ai serbët në Kosovë kanë nevojë për liri, drejtësi e mbijetesë, duke theksuar se është i bindur se do të kenë presion nga politikanët serbë, sikur që ka ndodhur edhe herëve të tjera e që janë të afërt me Listën Serbe të përkrahur nga Beogradi.

“Në ditët e fundit në veçanti, shikoni çka në ditët e fundit u bën më së shumti presidenti, pastaj ministrat, paramendoni ai qytetari çka vepron. Unë dua të citoj çka thotë “Kushdo që nuk voton Listën Serbe, ka me humbë pension, skemën sociale, pagën e krejt”. Kjo ndodh vazhdimisht nga Vuçiq. Unë nuk kam dyshim që ka me vazhdu presioni, sepse këtë dinë të bëjnë. Këtë po e bëj sepse mendoj se meritojmë më shumë dhe më mirë”, tha Rashiq për Telegrafin.

Ai u shpreh se rezistenca ka ekzistuar më herët, por se sipas tij koha e gjatë që ka kaluar i ka mundësuar Listës Serbe të zhvillojë metodologjinë, në mënyrë që njerëzit të mos besojnë më se do tu përmirësohen kushtet nëse ankohen.

“Absolutisht do të ndodhë. Rezistenca ka ekzistuar, por  vështirë është ta bindni qytetarin që të drejtat e tyre janë të mbrojtura, sepse e kemi historinë, Lista Serbe është tash e 10 vjet. Ata e kanë zhvilluar metodologjinë ku njerëz më nuk kanë besim nëse ata bëjnë padi, nëse ankohen. Ka mbetur të mbijetojnë, mund të jetë më kaq, ata thonë kështu, voto edhe kaq. Humbja jonë si kosovarë është që kemi filluar të krijojmë një apati. Nëse kanë besuar ndonjëherë, tash nuk besojnë që institucionet do t’i mbrojnë. Po flasim për të drejta elementare”, u shpreh Rashiq.

Rashiq, madje ka krahasuar gjendjen e serbëve të Kosovës me qytetarët e Koresë së Veriut.

“Sfida më e madhe e serbëve, kam përsëritur se nuk e di si janë banorët e Koresë së Veriut, por sa i përket kushteve për zgjedhjet nëse nuk janë të njëjta, atëherë janë të ngjashme, sepse po kalojmë përmes një periudhë të vështirë dhe kemi pasur nevojë edhe pse e dimë se me çfarë oponenti po përballemi. Puna e një politikani është të jetë prezent në shoqëri”, tha Rashiq.

Rashiq në këtë intervistë ka treguar edhe për kërcënimet që një vëzhgues nga nisma e tij ka marr nga kandidati për deputet i Listës Serbe në komunën e Shtërpcës. Ai gjithashtu ka folur edhe për zgjedhjet e reja dhe mundësinë se kush do të fitojë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?