PZAP ua refuzoi ankesat, partive politike opsion u mbetet Gjykata Supreme

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP) sot ka publikuar vendimet për secilën parti kandiduese për zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi këto të fundit shtruan ankesa për moscertifikim të listave me kandidatë të tyre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), raporton Periskopi. Sipas vendimit të PZAP’së, kandidatëve të partive që janë dënuar në tri vitetet […]
Sipas vendimit të PZAP’së, kandidatëve të partive që janë dënuar në tri vitetet e fundit për ndonjë vepër penale, nuk do u lejohet kandidimi në zgjedhje. Mes tyre është kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe disa të tjerëve nga ta, nga Nisma Social Demokrate janë plot 12 deputetë, ndërsa nga AAK nuk i lejohet vetëm numrit 2 të listës, Shemsedin Dreshajt.
Por çka pritet të ndodh tutje?
Në rastet kur subjektet politike mbesin të pakënaqura me vendimin e PZAP’së, atëherë atë do të mund t’i drejtohen instancës së fundit për këtë rast e që është Gjykata Supreme.
E këtë mundësi do ta shfrytëzojnë Nisma Social Demokrate. Përfaqësuesi i tyre në KQZ, Eshrev Vishi pati thënë për Periskopin se do të përdorin të gjitha mundësitë ligjore për të arritur qëllimin e tyre.
‘Kemi edhe një shans tjetër të ankesës dhe kjo është Gjykata Supreme por nuk dua t’i prejudikoj vendimet e organeve që i shqyrtojnë ankesat por megjithatë besoj në profesionalizmin e tyre’’, ka thënë Vishi për Periskopin.
Të njëjtën shansë patën deklaruar se do ta shfrytëzojnë edhe partia e Ramush Haradinaj dhe e ajo e Albin Kurtit.
Më poshtë mund t’i shihni vendimet e sotme të PZAP’së për Vetëvendosjen, Nismën Social Demokrate dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës:
Në Vetëvendosje,kandidimi i është ndaluar pesë kandidatëve për deputetë. Vendimi thekson se Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë.
PZAP ka pranuar ankesën e Nismës Social Demokrate dhe e ka certifikuar për të marrë pjesë në këto zgjedhje të parakohshme.
Sidoqoftë, PZAP ka refuzuar pjesërisht ankesën e Nismës së Fatmir Limajt duke i ndaluar kandidimin për deputetë 12 kandidatëve të saj.
Ndërsa nga AAK, emrave që u ndalohet kandidim i për shkak të dënimeve nga vepra penale nga kjo parti janë: Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë certifikuar direkt nga KQZ’ja./PERISKOPI/












