PZAP pranon ankesa nga nëntë parti politike, asnjëra s’ka ndërruar listat e kandidatëve

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka pranuar ankesat e nëntë partive politike, pas mos-certifikimit të kandidatëve për deputetë të disa subjekteve politike nga KQZ’ja përgjatë ditës së djeshme. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Mul Desku, kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, për T7 teksa ka shtuar se asnjëra nga partitë […]

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Mul Desku, kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, për T7 teksa ka shtuar se asnjëra nga partitë nuk ka ndërruar listat e kandidatëve për deputetë.

PZAP ka 72 orë për shqyrtimin e ankesave për subjektet politike.

KQZ, përgjatë mbledhjes së mbajtur në ditën e djeshme, bashkë me anëtarët e kryetaren e këtij emisioni, kanë votuar kundër certifikimit të listave të kandidatëve të disa fraksioneve politike, përfshi edhe atë të Vetëvendosjes.

Vetëvendosje e ka konfirmuar së voni dorëzimin e ankesës në PZAP, e cila vazhdon të jetë e bindur se kreu i kësaj partie, Albin Kurti, do mund të marrë pjesë në zgjedhje.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! brenda afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa kundër vendimit të djeshëm të KQZ-së për moscertifkimin e listës sonë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Pas seancës publike të Gjykatës Kushtetuese për kushtetueshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, ky institucion ka rekomanduar KQZ’në që t’i referohet Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme lidhur me personat që kanë probleme me ligjin në tri vitet e fundit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?