PSD ‘dënon’ Armend Zemajn me 3 milionë euro: Të falen dënimet ndaj qytetarëve

PSD ‘dënon’ Armend Zemajn me 3 milionë euro: Të falen dënimet ndaj qytetarëve

Partia Socialdemokrate përmes një kumetese për media, thotë se ‘pandemia nxorri në mënyrën më vullgare dhe thelloi pabarazinë mes njerëzve”. Komunikata e plotë: TË FALEN DËNIMET NDAJ QYTETARËVE Kjo pandemi, në mënyrën më vulgare, nxorri në pah dhe e thelloi pabarazinë ekonomike e sociale në mes të njerëzve. Të gjithë po diskutojnë mbi pasojat e […]

Partia Socialdemokrate përmes një kumetese për media, thotë se ‘pandemia nxorri në mënyrën më vullgare dhe thelloi pabarazinë mes njerëzve”.

Komunikata e plotë:

TË FALEN DËNIMET NDAJ QYTETARËVE

Kjo pandemi, në mënyrën më vulgare, nxorri në pah dhe e thelloi pabarazinë ekonomike e sociale në mes të njerëzve. Të gjithë po diskutojnë mbi pasojat e përgjithshme të pandemisë ndaj ekonomisë e shoqërisë, por pak kush po flet se si janë të shpërndara këto pasoja në mes të shtresave dhe grupeve të ndryshme shoqërore. Pak kush po flet se si ata që kanë më shumë, veç u pasuruan nga pandemia. Pak kush flet se si ata që u dëmtuan më së shumti janë pikërisht punëtorët privatë edhe ashtu të papaguar mirë. Janë gratë, mbi të cilat rënduan për muaj të tërë mbyllja dhe kufizimet e lëvizjes.

Në të njëjtën logjikë u shpërnda edhe zbatimi i ligjit në Kosovë. Ligji rëndoi mbi të dobëtit, kurse u bë llastik për të fortët. Qytetarët u dënuan në mënyrë masive për mosvendosje të maskave, apo mosrespektim të orarit të lëvizjes, kurse partitë u toleruan në mënyrë abuzive përkundër shkeljeve flagrante të ligjit për pandeminë.

Kjo pabarazi u bë edhe më e padurueshme kur vetë kryeministri dhe ministri i shëndetësisë organizuan dhe morën pjesë në aktivitete të jashtëligjshme ku nuk kishte respektim të asnjë mase për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19. Prandaj sot në mënyrë simbolike vendosëm që të rishpërndajmë pasojat e kësaj pandemie. Dënimin 3 milionë euro që shteti ua dha qytetarëve, vendosëm t’ia japim ministrit Armend Zemaj, për zbatimin selektiv që i bëri ligjit mbi pandeminë duke rënduar edhe më shumë jetën e qytetarëve.

Ne kërkojmë që të gjithë qytetarët e dënuar gjatë pandemisë të amnistohen urgjentisht nga dënimet e tyre. Kjo masë do të ishte vetëm një veprim i vogël për të lehtësuar sadopak barrën e pandemisë që po e vuajnë më së shumti ata që kanë më së paku.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?