Protestat e dhunshme në Holandë: Kryeministri i dorëhequr i quan “kriminale”

Kryeministri në detyrë i Holandës, Mark Rutte, ka dënuar shkatërrimet e bëra gjatë vikendit kundër restriksioneve të reja kundër përhapjes së koronavirusit si “dhunë kriminale”. Shkatërruesit e sulmuan edhe policinë dhe i vunë flakën veturave e biçikletave për të protestuar kundër karantinave të vendosura të dielën. Në qytetin jugor të Eindhovenit, protestuesit hodhën fishekzjarre, thyen […]
Shkatërruesit e sulmuan edhe policinë dhe i vunë flakën veturave e biçikletave për të protestuar kundër karantinave të vendosura të dielën.
Në qytetin jugor të Eindhovenit, protestuesit hodhën fishekzjarre, thyen supermarkete dhe thyen xhamat e dyqaneve, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Kishte protesta më të vogla në Amsterdam, dhe në disa qytete dhe vende tjera në mbarë vendin.
Më shumë se 200 persona janë dërguar në mbajtje, sipas policisë.
“Kjo nuk ka asgjë të bëj me protestën, kjo është dhunë kriminale dhe do të trajtohet si e tillë,” iu tha z.Rutte gazetarëve të hënën.
Policia në Eindhoven kishte përdorur gaz lotsjellës kundër turmës. /Periskopi












