Protesta në Rusi, arrestohet gruaja e kryeopozitarit Navalny

Yulia Navalnaya, bashkëshortja e kritikut të Kremlinit në paraburgim, Alekei Navalny, është arrestuar në Moskë gjatë protestës që po mbahet në përkrahje të burrit të saj. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet zonja Navalnaya duke u ndalur nga policia në hyrjen e një stacioni të metros në Moskë, afër vendit ku ishin mbledhur […]

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet zonja Navalnaya duke u ndalur nga policia në hyrjen e një stacioni të metros në Moskë, afër vendit ku ishin mbledhur protestuesit. Më pas, ajo dërgohet në një veturë të policisë.

Qindra protestues janë arrestuar në protestat që po mbahen në shumë qytete të Rusisë, pavarësisht paralajmërimit të autoriteteve kundër tubimeve dhe temperaturave shumë të ulëta në disa pjesë.

Sipas një faqeje të pavarur që e përcjell policinë, deri në mesditën e së shtunës sipas kohës në Moskë janë arrestuar 863 persona, shkruan CNN.

Protestat filluan në skajin lindor të Rusisë, në Vladivostok, dhe më pas edhe në qytetet tjera në pjesën qendrore e perëndimore të shtetit më të madh në botë me sipërfaqe.

Përkrahësit e Navalnyt kanë thënë se janë duke planifikuar protesta në 90 qytete. Janë publikuar pamje edhe të një proteste të vogël në qytetin Yakutsk, ku temperatura ishte -53 gradë.

Në mesditë, turma njerëzish filluan të mblidhen në Sheshin “Pushkin”, në qendër të Moskës, ku pritej të mbahet protesta më e madhe. Protestuesit u përballën me gaz lotsjellës dhe shumë prej tyre u arrestuan edhe para se protesta të fillonte zyrtarisht.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?