Prokurori e liroi njëherë, arrestohet sërish zyrtari policor Haris Kelmendi

Pas publikimeve të pamjeve skandaloze të keqtrajtimit të Leotrim Ramës, nga zyrtari policor, Haris Kelmendi, Prokuroria ka urdhëruar që ky i fundit të arrestohet sërish dhe të dërgohet në ndalim policor. Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe avokati i të dyshuarit, Naim Rudari. Në një prononcim, ai deklaroi se me urdhër të Prokurorisë Themelore […]
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe avokati i të dyshuarit, Naim Rudari.
Në një prononcim, ai deklaroi se me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, klienti i tij, Haris Kelmendi është arrestuar sërish dhe ndaj tij është urdhëruar ndalimi policor prej 48 orësh.
Rudari deklaroi se dyshimi aktual ndaj Kelmendit është për veprën penale “Pengim i te provuarit”.
Sipas dëshmisë së dhënë në Polici nga viktima e këtij rasti, Leotrim Rama, zyrtari policor, Haris Kelmendi dyshohet se ka ushtruar presion ndaj tij për ta ndryshuar deklaratën.
Kujtojmë se Haris Kelmendi u arrestua më 28 janar nën dyshimin për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, por i njëjti u lirua më pas.
Pamjet e keqtrajtimit të një 18 vjeçari, ishin të vitit 2018, nga Haris Kelmendi.












