Presidenti Biden i jep shtytje të fuqishme agjendës së LGBT-ve: Pritet zemërimi i shqiptarëve homofobë

Presidenti i ri amerikan Joe Biden ka pasur disa ditë shumë energjike në vendosjen e agjendës për të drejtat e LGBT. Shumë aktivistë dhe avokues të të drejtave të tyre e mbështetën vendimin për të përfshirë edhe zgjedhjen e përemrit vetor në format e kontaktit të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti i 46 i ShBA-ve po […]
Shumë aktivistë dhe avokues të të drejtave të tyre e mbështetën vendimin për të përfshirë edhe zgjedhjen e përemrit vetor në format e kontaktit të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti i 46 i ShBA-ve po ashtu ka adresuar edhe diskriminimin në vendin e punës dhe të drejtat e transgjinorëve në ushtri, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Ky fokus në të drejtat e komunitetit LGBT është parë si një ndërrim domethënës nga qasja e administratës Trump.
Në fakt, në kontekstin kosovar edhe administrata Trump ishte parë nga shumë qarqe si problematike për shkak të futjes së kësaj agjende brenda Marrëveshjes së 4 shtatorit. Ishte deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari, ajo që në foltoren e Kuvendit kishte kritikuar qeverinë tonë për Marrëveshjen ku ndodhej e renditur lart zotimi për LGBT.
Për më shumë, edhe i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kishte qenë vetë homoseksual që shtynte përpara një agjendë të tillë.
Kjo besohet se do të zemërojë shumë homofobë e transofobë në vendin tonë. /Periskopi












