Policia arreston dy persona, pasi në veturë u gjeti një shkrepës në formë të revoles

Në raportin e fundit 24- orësh të policisë së Kosovës, njoftohet se dy persona janë arrestuar, pas një kontrolle në veturën e tyre. Brenda veturës, janë gjetur një shkrepës e metalt në formë pistolete, dy maska dhe një palë doreza. Madje, prokurori ka dhënë urdhër që t’u kontrollohet edhe shtëpia dy personave të dyshuar për […]
Brenda veturës, janë gjetur një shkrepës e metalt në formë pistolete, dy maska dhe një palë doreza.
Madje, prokurori ka dhënë urdhër që t’u kontrollohet edhe shtëpia dy personave të dyshuar për grabitje.
Gjithçka çfarë kanë arritur të gjejnë policia brenda shtëpive të tyre, kanë qenë, një palë trenerka, dy maska dhe dy shufra metalike, ku edhe janë sekuestruar.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Lidhur me rastin nga njësitë policore me datë 23.01.2021 është ndaluar një veturë me targa vendore në të cilën ndodheshin katër persona ku dy persona meshkuj kosovar janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dhe sekuestruar një shkrepës e metalt në formë të pistoletë, dy maska dhe një palë dorëza. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili nga gjyqtari ka siguruar urdhër verbal për kontrollin e dy shtëpive të të dyshuarve ku në cilësinë e provave janë gjetur dhe sekuestruar një palë trenerka, dy maska dhe dy shufra metalike. Me Vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Periskopi/












