Përsëri përplasje e ashpër: Kurti haptas “s’do ta respektoj marrëveshjen”, Amerika “marrëveshja në fuqi”

Përsëri përplasje e ashpër: Kurti haptas “s’do ta respektoj marrëveshjen”, Amerika “marrëveshja në fuqi”

Së fundi është shprehur edhe ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, në lidhje me Marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Washington nga kryeministri kosovar Hoti dhe presidenti serb Vuçiq. Kësaj here, deklarata është aq e qartë sa nuk lë kurrfarë hapësire për ri-intepretime e shtrembërime nga Vetëvendosje. Deklaratat e Sekretarit të Ri të […]

Deklaratat e Sekretarit të Ri të Shtetit, të caktuar nga Joe Biden, eksponentë të VV-së i kishin shtrembëruar megjithëse ishin fort të qarta. Blinken kishte deklaruar se mbështet progresin e bërë nga administrata Trump për dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëveshjen e 4 shtatorit.

Ja çka tha ambasadori amerikan Kosnett:

“Javën e kaluar, gjatë seancës dëgjimore për konfirmim para Senatit të SHBA-së, Tony Blinken, i cili është i zgjedhuri i presidentit Biden për postin e Sekretarit të Shtetit, tha se ai duartrokit punën që është bërë nga administrate e Trumpit për Kosovën dhe Serbinë. Kjo është në kontekst të përgjigjes së pyetjes që të gjithë po e bëjnë: a është ende në fuqi marrëveshja e Washingtonit? A synon administrate e Bidenit ta vazhdojë punën e bërë nga administrate paraprake? Dhe përgjigja në thelb për këto dy pyetje është po”,

Por, një veprim tmerrues ka ndodhur më 8 shtator të vitit 2020.

Ish kryeministri Albin Kurti publikisht kishte folur për këtë marrëveshje të arritur në Washington me tone të ashpra e me negativitetin karakterizues.

Kurti haptas kishte thënë që s’e kishte ndërmend ta respektonte marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë për normalizim ekonomik sapo të vinte në pozitën e kryeministrit të Kosovës.

“Ne nuk kemi detyrime për zotimet e kryeministrit të paligjshëm të Kosovës kur të kthehemi në detyrë. Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo koherente dhe jo transparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë. Ndërmjetësit duhet të përmbahen nga nxitja e marrëveshjeve që shkaktojnë përçarje të mëtejshme midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Kurti.

Menjëherë pas kësaj deklarate të fuqishme kundër administratës amerikane, kishte reaguar i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell duke thënë se “një gjë ishte e sigurt, Kurti do të ishte gjithmonë kundër Amerikës.”

Kjo duket se garanton një përplasje të re mes Kurtit dhe administratës së re amerikane që udhëhiqet nga Joe Biden.

Biden kishte qenë kundër qëndrimeve të Vetëvendosjes edhe në çështje shumë vitale, si demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe [Zajednica]. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?