Përfaqësuesi i Nismës garanton se do të jenë pjesë e zgjedhjeve: Diçka politike ndodhi dje

Nisma Social Demokrate e Kosovës të premten nuk u certifikua as si parti e as si listës zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Përfaqësuesi i kësaj partie në KQZ, Eshrev Vishi në një intervistë për Periskopin ka garantuar se përkundër asaj, do të jenë pjesë e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2020. Vishi ka theksuar se […]
Vishi ka theksuar se brenda orës do të shtrojnë ankesë tek PZAP, e nëse ka nevojë edhe tek instanca e fundit, Gjykata Supreme.
‘Kjo doli si rrjedhojë e asaj që me e respektu një rekomandim nga organi profesional përgjegjëse brenda KQZ’së, që është Zyra për regjistrimin dhe certifikimin e subjekteve politike dhe mbështetëm rekomandimin i cili nuk kaloi. Kështu që ne sot do ta apelojmë këtë vendim tek PZAP. Kemi edhe një shans tjetër të ankesës dhe kjo është Gjykata Supreme por nuk dua t’i prejudikoj vendimet e organeve që i shqyrtojnë ankesat por megjithatë besoj në profesionalizmin e tyre’’, ka thënë Vishi për Periskopin.
Përfaqësuesi i Nismës në KQZ mendon se pati vendim politik dje karshi partisë së tyre, por që garanton se do të jenë pjesë e zgjedhjeve.
‘’Diçka politike ndodhi dje. Pastrimi i listëë varet prej vendimeve që marrin organet kompetene, por megjithatë unë garantij që Nisma Social Demokrate do të jetë pjesë e zgjedhjeve dhe do të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.’’, shton ai.
Reagim pas vendimit të KQZ’së mbrëmë pati edhe nga kryetari i Nismës, Fatmir Limaj i cili ndër të tjerash akuzoi PDK’në dhe LDK’në./PERISKOPI/












