Përfaqësuesi i AAK’së pas vendimit të KQZ’së: Do të veprojmë konform ligjit dhe interesit tonë

Përfaqësuesi i AAK’së pas vendimit të KQZ’së: Do të veprojmë konform ligjit dhe interesit tonë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dje procesoi në votim certifikimin e listave të secilës parti veç e veç, ku në këtë proces nuk kaloi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. AAK u certifikua si parti, por jo edhe si listë zgjedhore. Përfaqësuesi në KQZ, Ibrahim Selmanaj në një deklaratë për Periskopin ka sqaruar gjithë procesin dhe […]

Selmanaj ka thënë se sot gjatë ditës do të paraqesin ankesë në PZAP, e nëse ka nevojë edhe tek Gjykata Supreme.

‘’Ekzistojnë rrugë të tjera që ka PZAP, është mundësia e parë për secilin subjekt politik dhe Gjykata Supreme pastaj, që janë në dispozicion deri më datën 30. Nuk mund të paragjykoj a  do të pranohen apo jo. Kemi shembuj kur Gjykata i ka kthy në favor dhe kur i ka refuzu vendimet nga Komisioni Qendror, Supremja i ka quajtur të ligjshme. Nuk duhet me paragjyku dhe as me ju bë presion tek e fundit mekanizmave të shtetit’’, ka thënë ai për Periskopin.

Tutje, përfaqësuesi i AAK’së në KQZ mendon se brenda këtij institucioni nuk ka ndikime apo vendime politike, siç po pretendon Vetëvendosje dhe Nisma Social Demokrate.

‘’Nuk besoj që ka ndikim politik, është si rezultat i zhvillimeve të fundit që ka ra në Qeveri, nga një aktgjykim të jë deputeti që ka qenë i dënuar. Është deklarimi i Kushtetueses, që ka njerëz me defekte shumë të vogla dhe njerëz që kanë dënime banale, me thënë me 20 euro, që e kemi rastin konkret tek Shemsedin Dresha’’, thekson Selmanaj.

Selmanaj ka sqaruar edhe procesin e certifikimit tek partia e tij.

‘’AAK në zgjedhjet e fundit ka kandiduar me Partinë Social Demokrate në koalicion dhe ligji për zgjedhjet i deTyron të gjitha partitë politike në koalicione që kur ka garë zgjedhore, duhet të certifikohen prap. Kërkesa ime ishte e qartë që të certifikohet, sepse kur je parti parlamentare nuk ke nevojë të certifikohesh’’, shton ai.

‘’Ne jemi shumë të qartë në qëllimet tona. Do të veprojmë konform ligjit dhe do të veprojmë konform interesit të subjektit politik’’, përfundon Ibrahim Selmanaj.

Partitë politike kanë 24 orë afat që të shtrojnë ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtesave (PZAP)./PERISKOPI/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?