Peci i Listës Vjosa ia përkujton LDK-së votimin e Thaçit: Harron fjalët e Vjosa Osmanit për Qeverinë Mustafa

Peci i Listës Vjosa ia përkujton LDK-së votimin e Thaçit: Harron fjalët e Vjosa Osmanit për Qeverinë Mustafa

Faton Peci i Listës Vjosa të inkuadruar brenda Listës së VV-së ka bërë një reagim mbrojtës ndaj presidentes në detyrë, dhe shefes së tij, Vjosa Osmanit kundër sulmeve që i ka bërë LDK-ja e Isa Mustafës. Mustafa e sulmoi znj.Osmani se po përdorte zyren e presidencës si zyre të partisë pas kërcënimeve që ajo i […]

Mustafa e sulmoi znj.Osmani se po përdorte zyren e presidencës si zyre të partisë pas kërcënimeve që ajo i bëri ndaj kryetares së KQZ-së, Valdete Dakës.

Peci ka ofenduar rëndë ish partinë e tij për abuzime derisa ka përsëritur akuzën se e kanë bërë president Hashim Thaçin – përkundër që vetë Vjosa Osmani e kishte lavdëruar Qeverinë Mustafa që funksionoi mes viteve 2015 dhe 2017.

Statusi i plotë:

Kundër-reagim ndaj deklaratës së sotme të LDK-së

Ata që e zgjodhën  Hashim Thaçin president e kurrë nuk e ngritën zërin sa herë që ai dhunonte e abuzonte me zyrën e presidentit, madje as atëherë kur e kishte vendosur sovranitetin e vendit në shitje, paskan sulmuar sot Presidenten në detyrë, ngase ajo ka kërkuar asgjë më shumë se sa pavarësi e paanshmëri të KQZ-së.

Reagimi i LDK-së shpërfaq panikun në të cilin është përfshirë ky subjekt. Ne konsiderojmë se ky reagim është i motivuar nga disponimi i ulët i qytetarëve për këtë subjekt dhe jo nga përpjekja e këtij subjekti për ta mbrojtur shtetin dhe demokracinë në vend.

Kredia juaj morale është harxhuar. Nuk do të arrini ta bindni opinionin publik në pretendimin tuaj, sepse Kosova është keq shkaku juaj.

Të kërkosh respektim të ligjshmërisë dhe paanësi në punën e KQZ-së nuk është as ndërhyrje e as kërcënim. Ngaqë ju jeni mësuar prej njëzetë vjetësh të funksiononi mbi parametra joligjor, thirrjet për respektim ligji juve ju prekin sedrën.

KQZ-ja, por edhe të gjitha institucionet e tjera të vendit nuk janë vend ku bëhen pazare politike. Kjo praktikë duhet të marrë fund, ndaj reagimet tuaja janë simptomë e panikut.

Nuk do të ketë asnjëherë zmbrapsje në zbatimin e ligjit, ndaj Lista jonë do të mbetet e përkushtuar që kurdo dhe kudo të insistojë në ligjshmëri, duke mos e bërë ligjin asnjëherë subjekt të pazareve politike, siç keni bërë deri tashti ju! Askush nuk mund t`ua marrë juve flamurin e dhunimit të institucioneve dhe shkeljes së Kushtetutës! Ne po e bëjmë pikërisht të kundërtën. Po i mbrojmë institucionet nga ju e partnerët tuaj të qeverisjes e të biznesit, për t’i sjellë qytetarëve ditë më të mira në një shtet ku sundon rendi e ligji.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?