PDK tek përmendorja e Zahir Pajazitit, bëjnë homazhe dhe pijnë kafe

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Eliza Hoxha, ka publikuar disa fotografi, ku shihen një grup i ish-deputetëve, duke bërë homazhe tek përmendorja e Zahir Pajazitit. Mëngjesin e sotëm, disa kandidatë për deputetë nga kjo parti, e kanë shfrytëzuar për kafe në shesh, dhe homazhe te heroi i Kombit, Zahir Pajaziti. Bashkë me deputetët, i pranishëm […]
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Eliza Hoxha, ka publikuar disa fotografi, ku shihen një grup i ish-deputetëve, duke bërë homazhe tek përmendorja e Zahir Pajazitit.
Mëngjesin e sotëm, disa kandidatë për deputetë nga kjo parti, e kanë shfrytëzuar për kafe në shesh, dhe homazhe te heroi i Kombit, Zahir Pajaziti.
Bashkë me deputetët, i pranishëm ishte edhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj.
Postimi i plotë i Eliza Hoxhës:
E nisëm mëngjesin me një kafe me kolegë dhe kandidatin për kryeministër z. Enver Hoxhaj dhe bëmë homazhe të përmendorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.












