Pas sulmeve nga VV-ja, Valdete Dakës i shkon në zyre “Njeriu i Zgjedhjeve”

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim [DnV] ka vizituar kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Dakën. Ky takim vjen në prag të organizimit të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit, dhe pas sulmeve të ashpra nga Vetëvendosje në rrjete sociale në lidhje me vendimin për mos-certifikimin e kandidaturës së Albin Kurtit për deputet. “Në emër […]
Ky takim vjen në prag të organizimit të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit, dhe pas sulmeve të ashpra nga Vetëvendosje në rrjete sociale në lidhje me vendimin për mos-certifikimin e kandidaturës së Albin Kurtit për deputet.
“Në emër të Demokracisë në Veprim, sot, jemi takuar me Kryetaren e KQZ-së Valdete Daka, për të diskutuar rreth mbarvajtjës së procesit parazgjedhor dhe masave operacionale që po zbaton KQZ-ja si institucioni kompetent për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen me 14 shkurt.” – ka shkruar z.Kryeziu në Facebook.
Kryeziu është zotuar që të kontribuojë në rritjen e integritetit të procesit zgjedhor përmes vëzhgimit dhe raportimit të rregullt.
Postimi i plotë:
Në emër të Demokracisë në Veprim, sot, jemi takuar me Kryetaren e KQZ-së Valdete Daka, për të diskutuar rreth mbarvajtjës së procesit parazgjedhor dhe masave operacionale që po zbaton KQZ-ja si institucioni kompetent për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen me 14 shkurt.
DnV është e përkushtuar të kontribuojë në rritjen e integritetit të procesit zgjedhor përmes vëzhgimit dhe raportimit të rregullt, të paanshëm dhe objektiv tek publiku.












