Pas paraqitjes së variantit të ri të koronavirusit në Kosovë – flet Valbon Krasniqi

Në Kosovë janë konfirmuar 3 raste të reja me variantin e ri të coronavirusit në Kosovë, variant ky i cili është raportuar për herë të parë në Britaninë e Madhe. Infektologu Valbon Krasniqi për Periskopin ka treguar për simptomat dhe rreziku nga ky variant, ai thotë se simptomat e këtij varianti janë të njëjta me […]
Infektologu Valbon Krasniqi për Periskopin ka treguar për simptomat dhe rreziku nga ky variant, ai thotë se simptomat e këtij varianti janë të njëjta me atë të covid-19.
A mund të jetë më i rrezikshëm se covid-19?- Jep detaje, Valbon Krasniqi…
Valbon Krasniqi thotë se kjo ende është shumë herët të parashikohet për rrezikshmëri, ai ka apeluar tek të gjithë, masat mbrojtëse, shkruan Periskopi
“Simptomat duket se janë të njëjta, poashtu edhe masat mbrojtëse dhe trajtimi është i njëjtë. Tani për tani është herët për të parashikuar se a është me i rrezikshëm a po jo”, tha Krasniqi për Periskopin
Ndërkaq drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani në një konferencë për media ka bërë se janë duke u hulumtuar kontaktet e personave që kanë rezultuar pozitiv me variantin e ri të coronavirusit./PERISKOPI/B.Hoti












