Paraburgim për grupin e hajdutëve kosovarë: Këto janë vjedhjet serike që bënë për pak muaj

Paraburgim për grupin e hajdutëve kosovarë: Këto janë vjedhjet serike që bënë për pak muaj

Paraburgim për katër persona që dyshohet se kanë kryer 14 vjedhje të rënda. Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.B., B.G., A.H dhe Ç.L. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në […]

Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.B., B.G., A.H dhe Ç.L. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në vazhdim dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, kanë kryer katërmbëdhjetë (14) vjedhje të rënda, përkatësisht të pandehurit në vende dhe kohë të ndryshme kryesisht në shtëpi, lokale dhe ordinanca, pas marrëveshjeve paraprake në mes tyre, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme që vetës t’i sjellin dobi pasurore, me përdorimin e forcës dhe duke eliminuar pengesat, më 17.09.2020 kanë arritur të vjedhin një televizor “Samsung”, cigare në vlerë prej 300 euro dhe gjashtëdhjetë (60) euro para të metalta më datë 27.11.2020; tridhjetë (30) telefona të markave të ndryshme në vlerë prej dymijë (2.000) euro; më 24.12.2020 kanë arritur të vjedhin një çantë ngjyre e zezë me vlerë të pa përcaktuar nga i dëmtuari; një (1) sef  të metaltë në vlerë prej pesëdhjetë (50) euro, një gotë në të cilën kanë qenë të vendosura 265 euro, më datë 09.01.2021; më 14.01.2021 kanë vjedhur  sasi të llojeve të ndryshme re cigareve dhe një sef të metaltë ku brenda kane qenë të vendosura shuma prej 500 eurove; më 16.01.2021 kanë arritur të vjedhin një kompjuter thika dhe një palë këpuca në vlerë të pa përcaktuar; më  16.01.2021, kanë arritur të vjedhin një lap-top në vlerë prej 200 euro; më 28.12.2020 kanë vjedhur shumën e të hollave të metalta në vlerë prej 40-50 eurove  si dhe në një tjetër rast shumën e të hollave të metalta 10-15 euro; më 05.01.2021 kanë arritur të vjedhin një sëpatë vlera e pa-përcaktuar nga i dëmtuari”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?