Pandemia në Gjermani, mjekja shqiptare: Gjendja është përkeqësuar, mund të jemi në karantinë deri në fillim të prillit

Pandemia në Gjermani, mjekja shqiptare: Gjendja është përkeqësuar, mund të jemi në karantinë deri në fillim të prillit

Specialistja e mjekësisë së urgjencës, familjes dhe psikoterapisë, njëkohësisht dhe kryetare e Federatës së Mjekëve në Evropë, Aurora Dollenberg tregoi situatën e koronavirusit në Gjermani. Mjekja u shpreh se në Gjermani është përkeqësuar situata e COVID, pasi gjatë pushimeve të verës shumë emigrantë sollën infeksionin në këtë shtet. “Numri i lartë i ardhjeve të infeksionit nga jashtë, sidomos gjatë periudhës së verës, si pasojë e […]

Specialistja e mjekësisë së urgjencës, familjes dhe psikoterapisë, njëkohësisht dhe kryetare e Federatës së Mjekëve në Evropë, Aurora Dollenberg tregoi situatën e koronavirusit në Gjermani.

Mjekja u shpreh se në Gjermani është përkeqësuar situata e COVID, pasi gjatë pushimeve të verës shumë emigrantë sollën infeksionin në këtë shtet.

“Numri i lartë i ardhjeve të infeksionit nga jashtë, sidomos gjatë periudhës së verës, si pasojë e pushimeve dhe të emigrantëve, edhe shqiptarëve, infeksioni brenda vendimit por i furnizimi me raste të  reja nga jashtë, çoi që në vjeshtë të kishim një rritje drastike të numrit të të infektuarve”, tha ajo në Euronews Albania.

“Edhe pse jemi në karantinë për më shumë se një muaj, Gjermania nuk po tregon një rënie të numrit të të infektuarve”, tha ajo më tej.

Dollenberg theksoi se në Gjermani, në këtë valë të dytë infeksioni është rritur shumë numri i viktimave.

“Në ndryshim nga vala e para e pandemisë kemi një rritje të numrit të të vdekurve, gjë që e ka çuar sistemin tonë shëndetësor në kolaps. Spitalet janë duke i mbyllur urgjencat, nuk po funksionon ai sistemi perfekt që kishim”, tha ajo.

Sipas saj, Gjermania mund të jetë në karantinë deri në fillim të prillit.

“Zgjatja e karantinës mund të shkojë deri në fillim të prillit. Derisa të heqim të paktën pjesën më të madhe të popullatës që është më e rrezikuar, që të kemi arritur që ta vaksinojmë”, u shpreh mjekja.

Ndërsa për procesin e vaksinimit ajo theksoi: “Fillimisht kemi pasur Pfizer që është aplikuar në mënyrë masive në qendrat spitalore dhe shtëpitë e pleqëve. Modera është porositur në një numër shumë herë më të lartë, jo vetëm që është më praktike edhe për transportimin, por edhe njëkohësisht ka një kosto shumë më të ulët”, përfundoi ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?