Pacolli për Kusari-Lilën: Po të rrinte në AKR, do ta bëja zv/kryeministre apo ministre

Behgjet Pacolli nga AKR ka deklaruar se ende nuk e di arsyen e saktë pse Mimoza Kusari-Lila ia kishte lënë partinë, transmeton Periskopi. Pacolli ka thënë se po të ishte Kusari-Lila me të, do ta bënte zv/kryeministre apo ministre. ‘’Nuk e di, një është e sigurt se ne nuk e kemi lëndu askënd. Nuk e […]
Pacolli ka thënë se po të ishte Kusari-Lila me të, do ta bënte zv/kryeministre apo ministre.
‘’Nuk e di, një është e sigurt se ne nuk e kemi lëndu askënd. Nuk e kam pyet kurrë pse e lëshove AKR’në. Sjam kurioz fare. Cka ka qenë dje, harrohet gjithmonë’’, ka thënë Pacolli në një debat.
‘’Po të ishte në ARK, do të ishte zv/kryeminire e parë. Se ajo nuk është një person kushdo. Është kontribuese e madhe e situatave’’, shton ai.PERISKOPI/












