Paçarizi: PDK’ja me parafushatën më interesante ndonjëherë

Paçarizi: PDK’ja me parafushatën më interesante ndonjëherë

Analisti Rrahman Paçarizi ka thënë që bindja e kandidatit të PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhajt, që do të jenë të parët në zgjedhje, shfaq sipas tij parafushatën më interesante ndonjëherë nga kjo parti. “Më erdhi mirë që dëgjova diçka të tillë nga Hoxhaj, sepse ka kohë të gjatë që kemi pasë një lloj parafushte e […]

Analisti Rrahman Paçarizi ka thënë që bindja e kandidatit të PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhajt, që do të jenë të parët në zgjedhje, shfaq sipas tij parafushatën më interesante ndonjëherë nga kjo parti.

“Më erdhi mirë që dëgjova diçka të tillë nga Hoxhaj, sepse ka kohë të gjatë që kemi pasë një lloj parafushte e cila është zhvilluar për vendin e dytë dhe të tretë dhe nuk është folur për vendin e parë”.

“Kur dikush i shpalos ambiciet me sigurinë e Hoxhajt, e bën garën pak më interesante pasi ende nuk e dimë se kah po shkohet. I kemi sondazhet që ju besoj, pasi janë të mbështetura në një metodologji shkencore, por kur një kandidat kaq serioz si Hoxhaj e bën një deklaratë të tillë, ma merr mendja që është i gatshëm me marr përgjegjësinë dhe pse jo me fitu zgjedhjet; me ndërtu një lloj rrëfimi të narracionit i cili çon kah një përplasje e të mëdhenjve”.

Paçarizi në Edicionin e Analizës në Klan Kosova, ka thënë që PDK-ja i ka lënë gjithmonë derën e hapur koalicioneve paszgjedhore.

“Nëse PDK-ja nuk fiton i kanë opsionet tjera. Ndoshta e ka lënë derën hapur për koalicione me partitë tjera, por ka një problem pasi PDK-ja për herë të parë po e bën një fushatë të përplasjes me të gjitha subjektet politike. Brenda 10 ditësh sa ka nis të dalë në terren publikisht, Hoxhaj është  përplasur me të gjithë rivalët e tij përfshirë edhe Haradinajn që s’ka pasë arsye ndoshta që të përplaset; duke e përjashtuar Limajn me të cilin e kanë një ‘bahçe të votave’ të përbashkët dhe kqyrin kush ka me shku më herët me i vjel frutat”.

Sipas Paçarizit, këtë radhë PDK-ja po bën një fushatë shumë më ndryshe, duke e krahasuar me herat e tjera.

“Me VV-në sigurisht është mirë me luftu me më të madhin, sepse edhe nëse humb – ke humb nga më i madhi. Edhe një injorim që ia ka bërë në vazhdimësi Hotit, duke mos e konsideruar si rival të denjë për debatet e famshme. Mendoj që e ka luajtur një lojë interesante Hoxhaj dhe nuk e di sa do të jetë e efektshme por gjithesi një fushatë ndryshe e PDK-së”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?