Obiliqi, Fushë Kosova, Drenasi dhe një pjesë e Prishtinës mbesin pa ujë

Kompania e Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të shiut ditët e fundit, janë rritur rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat kanë përfunduar sërish te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për t’u trajtuar pastaj për pije në ITUP Shkabaj. […]

Ujësjellësi thotë se si shkak i kësaj, ka rritje të turbullirës në atë nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojnë.

“Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, t’i ruajmë pajisjet teknologjike, jemi të detyruar të zvogëlojmë në minimum prodhimin e ujit nga ky impiant, me ç’rast jemi detyruar të ndërpremë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët e zonave: Obiliq, Fushë Kosovë, Drenas dhe lagjja Kalabria në Prishtinë. Si pasojë e ndërprerjes së punës në ITUP Shkabaj, edhe disa zona tjera në Prishtinë do të kenë reduktime në periudhën e mesditës dhe gjatë natës, më konkretisht ata të cilët furnizohen me ujë nga sistemi i Badocit si dhe nga Kodra, për shkak të alternativave teknike për furnizim të zonave më të afektuara nga kjo turbullirë. Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim. Kërkojmë ndjesë dhe ju falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet në një njoftim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?